Ministrja Haradinaj-Stublla, e zhvillon një video konferencë me drejtoreshën e NDI në Kosovë, Nancy E. Soderberg

Ministrja Haradinaj-Stublla, e zhvillon një video konferencë me drejtoreshën e NDI në Kosovë, Nancy E. Soderberg

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një video konferencë me drejtoreshën e NDI në Kosovë, Nancy E. Soderberg. Në kumtesën ministrore thuhet se kryediplomatja Haradinaj-Stublla me këtë rast ka falënderuar drejtoreshën e NDI, Soderberg, për përkrahjen e vazhdueshme që ky institucion e ka dhënë për konsolidimin dhe demokratizimin e institucioneve vendëse. Ministrja gjithashtu e ka njoftuar drejtoreshën Soderberg edhe me zhvillimet aktuale në MPJD si dhe kanë diskutuar edhe për modalitete e reja të bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

Harry Bajraktari i kërkon Marco Rubios rishqyrtimin e mbështetjes amerikane për Gjykatën Speciale

Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, ka bërë të ditur se …