Mirosllav Lajçak

Mirosllav Lajçak në emër të BE-së paralajmëron përshkallëzimin në terren, njëjtë sikur kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq

I deleguari special i BE-së për Dialogun me Serbinë, sllovaku, Mirosllav Lajçak ka deklaruar se  mosrespektimi i marrëveshjeve nga institucionet e Kosovës  dërgon një sinjal shumë negativ për besueshmërinë e Prishtinës zyrtare si palë në procesin e Dialogut. Për më tepër, shkelje të tilla dëmtojnë përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet midis palëve dhe përshkallëzimin e tensioneve në terren; kjo në veçanti ka ndikim në diskutimet e vazhdueshme mbi Marrëveshjen e ardhshme Gjithëpërfshirëse”, thuhet ndër të tjera në kërcënimin e hapur të Lajçakut, i cili nënvizon, paralajmëron veçmas përshkallëzimin e tensioneve në terren, duke mbështetur hapur deklaratën e Vuçiqit  për mundësinë e intervenimit në Kosovë, ashtu sikur ka bërë Azerbajxhani,  në Armeni. Lajçak ka lënë të kuptohet sa e sa herë deri tani  se mbështet në radhë të parë interesin e Serbisë, me qëllim për t’ i detyruar institucionet e Kosovës që të bisedojnë për një zgjidhje kompromisi, ku Serbisë do t i njihet edhe de jure aneksimi i pjesës veriore të vendit tonë, në kompensim për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Serbia. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …