Adem Demaçi

Mona Agrigoroaiei: Me urdhrin “Adem Demaçi”, të dekorohen burrat dhe gratë e shumta që vuajtën në burgjet serbe!

Kosova heroike, gjatë rrugëtimit të saj historik, pati shumë krajata e beteja për mbijetesën etnike shqiptare në kushtet e sundimit dhe kolonizimit të Beogradit!  Shqiptarët nuk u asimiluan dhe i rezistuan pushtimit serb dhe masakrave e krimeve gjenocidale të çetnikëve falë burrave e grave atdhetare që nga gjenerata në gjeneratë çuan përpara idealin e lirisë.  Ata burra e gra atdhetare e bënë të mundur edhe krijimin e shtetit të Kosovës duke luftuar me pushkë në dorë, duke dhënë jetën e tyre apo duke iu vuajtur burgjeve serbe vite me radhë. Një prej këtyre burrave idealistë ka qenë edhe Adem Demaçi që përjetoi 30 vjet kalvarin e qelizave serbjane.

Ai ka qenë, më të vërtetë, një themel i fortë i shtetit të Kosovës dhe, pas shuarjes së tij, vendimi i presidentit Hashim Thaçi për dhënien e urdhërit Adem Demaçi duhet në radhë të parë të interpretohet për nder të njerëzve që asnjë qeli nuk ishte e ngushtë e mbytëse sa ishte e madhe dëshira e vullneti i përkushtimit për idealin e lirisë.

Këtu duhen përmendur shumë atdhetarë e veprimtarë, të cilët kemi qenë dhe jemi në  rrugën e ideologut dhe të paharrueshmit tonë, Adem Demaçi, në rrugën  e lirisë dhe ribashkimit të Shqipërisë deri në fund. Jo vetëm unë por edhe shumë gjenerata të rinjëve dhe të reja shqiptarë duhet tu jemi mirënjohës dhe meritat e tyre duhen pranuar edhe nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sakrifica e tyre është e papërshkrueshme sepse ata kaluan vitet më të mira të rinisë së tyre larg familjeve të tyre, larg çdo gjë të mirë që e bënë të rinjtë në atë moshë të njomë dhe e bënë këtë gjë vetëm e vetëm që të shohin popullin tonë shqiptar të lirë në trojet e veta etnike. Për këtë sakrificë meritojnë një tretman të veçantë nga shteti i Kosovës, përkrahje të veçantë dhe pse jo, një post të rëndësishëm, ku mund edhe tani në ditët e lirisë të japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e përparimin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …