Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Rumunët hedhin ujë në mullirin e Serbisë me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, punojnë kundër vetvetes!

Kur flasin për çështjen e Kosovës, rumunët konsiderojnë se Kosova i ngjan krahinës  së Transilvanisë dhe ata bëjnë një sofizëm e thonë se të pranojnë shkëputjen e Kosovës nga Serbia do të thotë edhe të pranojnë shkëputjen e Transilvanisë nga Rumania… Me këtë, ata dëshmojnë se nuk njohin as historinë e Kosovës, as historinë e vet Rumanisë! Injorancë deri në maksikum…

Para së të gjithash, rumunët kanë gjysmën e Banatit e Luginën e Timokut të pushtuar nga Serbia! Këto treva u dhanë Serbisë nga Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Versajës në 1918, ashtu siç Kosova iu dha Serbisë, pas Konferencën e Ambasadorëve të Londrës së 1913. Pse nuk pranojnë rumunët se Serbia nuk është mike e Rumanisë dhe mban troje të kolonizuara nën zgjedhë serbe? Pse nuk pranon Rumania pavarësinë e Kosovës dhe nuk kërkon trevat e saj etnike që janë nën Serbi?? MPJ rumune fle në këpuca kur është fjala për rumunët e Banatit e Timokut… Gjumë të ëmbël, por duhet të njohin Kosovën më parë…!!!

Të kthehemi pak në çështjen e Transilvanisë, që rumunët e duan aq shumë sa mohojnë të drejtat shqiptare…. Kriteret e krahasimit që i përdorin rumunët janë të gabuara.

Çdo logjikë historike thotë se: Kosova nuk është serbe dhe Transilvania nuk është hungareze. Fakti që rumunët thonë se Kosova është gjoja e Serbisë, do të thotë që vet të pranojnë se Transilvania i përket Hungarisë. Pra, një argument të njohin pavarësinë e Kosovës! Mosnjohja është edhe kundër interesit të tyre, por që këtë gjë injoranca nuk i lë të kuptojnë!!

Sepse:

Kosova u pushtua 89 vjet nga Serbia ashtu siç u pushtua Transilvania mbi 800 vjet (nga shek.11) nga Hungaria e pastaj nga Austro-Hungaria.Transilvania u pushtua në fillim të mesjetës nga Hungaria diku në shek. XI, pastaj nga Austro-Hungaria dhe iu bashkua Rumanisë në 1918 në bazë të idesë së rumunët janë autokonë në këtë krahinë dhe kanë të drejtën të vetëvendosjes. Ka fakte historike që dëshmon këtë, por që ka fakte edhe se shqiptarët e Kosovës u pushtuan nga Serbia në vitin 1912, pas Konferencës së Ambasadorëve të Londrës dhe pushtimi zgjati 89 vjet. Kosova u bë e pavarur dhe nuk u respektua e drejta e Kosovës për vetëvendosje sepse Ahtisari përfshiu në pakon e saj që t’i mohohet të drejtën për referendum dhe bashkimi i Kosovën me Shqipërinë e me trojet e tjera.

Ku është drejtësia në rastin e Kosovës kur krahasojnë rumunët këto dy situata e thonë se Kosova gjoja “është serbe” !?

Pse rumunët e Transilvanisë kanë pasur të drejtën e vetëvendosjes pas gati 800 vjet pushtimi e shqiptarët e Kosovës të mos kenë të drejtën e vetëvendosjes pas 89 vjet pushtimi, në kushtet në të cilat të dy popujt janë autoktonë dhe u pushtuan nga popullata dyndëse e hungarezëve, respektivisht serbëve?

Pse dy kritere matëse në syzet e tyre kali për të një situatë të ngjashme juridike?

Peshuakan  më shumë 800 vjet pushtimi hungarez të Transilvanisë më shumë sa 89 vjet pushtimi serb të Kosovës?

Me frikën obsesive-kompulsive te tyre të mos iu shkëputet Transilvania sikur u shkëput Kosovën nga Serbia, rumunët çojnë veç ujë në mullirin e Hungarisë dhe Serbisë, të dyja të mbështetura nga Rusia.

Më shumë, popullata në fjalë e zonës Harghita – Covasna brenda Transilvanisë ku janë sekujtë,  nuk është hungareze. Ata janë popullatë mongoloide, e hungarizuar që kanë harruar gjuhën e vet dhe janë sjellë në atë zonë nga mbretërit hungarezë gjatë shekujve, siç kanë sjellë edhe serbët popullata të ndryshme në Kosovë të kolonizojnë trevat shqiptare. E njëjta politikë koloniale e zhvilluar nga pushtuesit hungarezë e serbë…., në rrethana të ndryshme kohore. Sekuitë janë popullatë pushtuese të mbetur aty pas pushtimit hungarez e mund të barazohen veç me popullatën koloniale e sjellë në Kosovë nga Serbia – serbë etj., por jo me shqiptarët e Kosovës që janë popullatë autoktonë. Krahasimi i sekujve si popullatë kolonizuese, me popullatën autoktone të shqiptarëve të Kosovës është indirekt një gabim fatal rumun, sepse u jep të drejtë zërave nacionaliste hungareze  se sekujt qenkan autoktonë në Harghita e Covasna..Ky krahasim është një të pavërtetë historike  që nuk vërtetohet me fakte. Sekujtë e rajoneve Harghita e Covasna nuk kanë të drejtën e vetëvendosjes ashtu siç nuk kanë serbët e Kosovës, të dyja popullata duke qenë popullatë ardhcake të mbjellë  kolonizatorë, në periudha të ndryshme për të ulur artificialisht numrin e popullatës autoktone në të dyja zonat njësoj!

Duke dashur të mbysin e duke mos u njohur shqiptarëve të Kosovës pavarësinë, rumunët veprojnë për veten si një bumerang. Interesi i tyre duhet të jetë njohja e Kosovës jo mosnjohja, sigurisht nëse duan të ruajnë pavarësinë e tyre e integritetin territorial të Rumanisë Gjithashtu të thonë rumunët se Kosova është e Serbisë do të thotë njësoj sikur të thonë, Moldavia është e Rusisë. Ashtu siç u pranua pavarësia e Moldavisë pas 50 vjet pushtimi rus, pse të mos pranohet pavarësia e Kosovës pas 89 vjet pushtimi e kolonizimi serb?!

Rumunët veprojnë edhe kundër Kosovës me këto pikëpamje por edhe kundër vetvetes…!

Rroftë Kosova e pavarur!

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: Fitorja më e madhe në histori na pret më 24 prill

Sot në Tetovë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti bashkë me kryetarin e PDSH Menduh Thaçi, …