Vazhdon trendi i heqjes se nënshtetësisë së Kosovës, në shtatë vitet e fundit 60 mijë qytetarë kanë hequr dorë

MPB u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë me dokumente udhëtimi të cilat janë paraqitur si të humbura apo të vjedhura

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi për media u ka bërë thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë me dokumente udhëtimi apo letërnjoftime të cilat paraprakisht i kanë paraqitur si të humbura apo të vjedhura, sepse janë jovalide dhe do të merren, ndërkaq qytetarëve nuk u lejohet vazhdimi i udhëtimit në vendin ku janë përdorur. “Gjatë sezonit veror turistik është shpeshtuar dukuria në vendkalimet kufitare në Evropë që qytetarë tanë të shfrytëzojnë dokumente udhëtimi të cilat paraprakisht i kanë paraqitur si të humbura apo të vjedhura, ndërkaq pasiqë i gjejnë, tentojnë të udhëtojnë me të njëjtat, pa e paraqitur më pas gjetjen në shërbimet kompetente të MPB-së ku janë lëshuar dokumentet”, është thënë në komunikatë duke vazhduar sqarimin. “Duke pasur parasysh faktin se të gjitha dokumentet e udhëtimit dhe ato personale të cilat janë paraqitur si të humbura apo të vjedhura, paraqesin dokumente jovalide dhe të njejtat futen në bazat e INTERPOL-it, me ç’rast përdorimi i këtyre dokumenteve para organeve kompetente policore çdokund në botë, të njëjtat do të merren dhe qytetarëve nuk u lejohet vazhdimi i udhëtimit në vendin ku janë përdorur”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …