Mr. Fidan Mustafa: Dedë Hajdaraj nxit urrejtje e përçarje fetare


Zhvillimet e fundit në Kosovë drejt një fushate korrekte dhe pa incidente deri më tani, si duket nuk është ka i pëlqen disave në vend. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për armikun shekullor të Serbi – së që është kundër normalizimit të proceseve e stabilitetit, por kësaj radhe kemi një zë nga brenda Kosovës i cili në mënyrë publike bën thirrje dhe nxitje të urrejtjes ndërfetare, i cili vjen nga një parti demokristiane.


Pakënaqësitë e fundit brenda subjektit politik PSHDK nga i cili vjen edhe Dedë Hajdaraj si kryetar i degës në Pejë, janë rritur së fundmi deri në atë masë sa që publikisht ka plasur sherri duke shpreh nxitje të urrejtjes ndaj komunitetit Mysliman duke i quajtur “Terroristë” të gjithë predikuesit fetar të besimit Islam në skenën politike.  


Dedë Hajdaraj derisa ka ofruar dorëheqjen e pa revokueshme nga dega në Pejë si shenjë të pakënaqësive brenda këtij subjekti, të cilët kanë bërë koalicion me PDK – në ka deklaruar në rrjetin social facebook se: “Është mëkat të gjendesh në një listë të përbashkët zgjedhore me ata që luftojnë vlerat kristiane …. me ata të cilët mohojnë vlerat e Gjergj Kastriotit si aleatë i Krishtit”, deklaron Hajdaraj.


Po ashtu, sipas një shkrimi të portalit “Indeksonline”, Hajdaraj ka deklaruar se:” PDK – ja për të ruajtur pozitën e vet ka marrë argat edhe nga rrymat më të fuqishme terroriste që po kanoset njerëzimi në planet…”, duke aluduar në politikanet me besim Islam. Madje, Hajdaraj shkon edhe më tej duke e akuzuar strukturën e PDK – së si të papjekur dhe mashtruese për elektoratin e saj dhe popullin e Kosovës duke thënë: “liderët e PDK – së kanë bërë veprime pa i pyetur elektoratin e saj ….. ”misioni i ri” është vetëm parullë elektorale dhe asgjë më shumë”.


Mesazhet e tilla kanë kuptimin shumë të qartë për thirrje të urrejtjes dhe prishjes së harmonisë ndërfetare, e cila është kultivuar ndërshekuj brenda trevave shqiptare pa asnjë incident, madje kanë ndërvepruar pozitivisht njëra me tjetrën, fal tolerancës fetare të gjitha komunitetet. 


Deklarimet e tilla, janë të një niveli të ulët, poshtërues e denigrues për popullin e Kosovës. Thirrje të tilla me terminologji të urrejtjes fetare në Kosovë kanë ekzistuar edhe në të kaluarën nga armiqtë e kombit shqiptar, por ja që për fat të keq kësaj radhe këtyre zërave ju kanë bashkangjitur edhe nga brenda disa pseudopatriot antishqiptar, të cilët me çdo mjet në dispozicion po punojnë në prishjen e sigurisë së përgjithshme parazgjedhore.


Veprimet e tilla nuk janë të rastit, ne jemi dëshmitar të deklarimeve të fundit nga disa politikan serb të cilët deklarojnë për bojkotimin e procesit zgjedhor, po ashtu edhe deklarimet e kryepeshkopit serb Ireni në Tiranë me deklarata fyese e anti shqiptare janë një mori çështje të cilat kanë një qëllim të përbashkët, atë të prishjes së sigurisë në Kosovë.


 


 


Populli gjatë fushatës zgjedhore harrohet madje  edhe nga shumë hoxhallarë


 


Republika e Kosovës është përfshirë në zgjedhje të parakohshme, duke pasur angazhime maratonistë në debate politike, iniciativa klanore-politike, madje kësaj radhe edhe me një segment të rij, atë të politikes fetare në vend.


Edhe për kundër faktit se këto veprime nga partitë politike janë të pritshme dhe thuajse në suaza “Normale në kohën e zgjedhjeve”, por ajo çka është më shqetësuese është fakti se edhe prijësit fetar kësaj radhe janë më të zënë me punë të partive politike se sa me këshillat e tyre të nevojshme për popullin në këto ditë mjaft problematike dhe të rëndësishme për vendin.


Interesant fakti, derisa në gjithë Kosovën organizohen mbrëmjet e maturës  me rreth 30.000 maturant, me një organizim denigrues dhe poshtërues për rininë tonë e aspak akademike,  një mbrëmje në të cilën zhvillohet dhe përhapet amoralitetit e shumëçka tjetër jo etike, madje është duke kaluar në heshtje pa u vërejtur fare. 


Të kalosh këto ditë në qytetet tona, shikimi nga larg të jep pamjen e një proteste në qytet, por kur afrohesh nga afër shfaqet një qytet i sfilitës së modës dhe lakuriqësisë. Edhe përkundër faktit se tek ne proklamohet shumë për standard Evropian, mbrëmjet e maturës nuk përngjajnë aspak me atë të perëndimit, sepse ministria e integrimeve ka përcaktuar kritere të tjera për të plotësuar. 


Në anën tjetër, në sheshin e kryeqytetit tonë organizohet parada  “GAY”, me çfarë krenarie  dalin në qytet pa u penguar fare, përkundrazi edhe ministrja e integrimeve Evropiane, V.Çitaku i del në përkrahje, mbasi që kjo e fundit e ka bërë “fetë” punën me integrime evropiane, e na paska mbetur vetëm një “kusht”“Gey Parada” si proces që duhet plotësuar drejt këtij rrugëtimi.


Ndërsa, në shtetin serb në qytetin e Beogradit, “Gay Paradat” i pret prifti me xhematin e tij andej urës duke ju thënë: “Ejani se këtu nuk është vendi i Pederave”. E në vendin tonë, i organizohet edhe mbështetje institucionale, e në anën tjetër Hoxhallarët heshtin përball kësaj dukurie duke e cilësuar si shume normale, pa të paktën edhe një fjale në media apo diku tjetër, sepse jemi duke bërë plane për politik e retorike boshe për opinionin. 


Derisa shumë organizata qeveritare dhe joqeveritare japin shifra alarmante të përdoruesve të drogave në Kosovë, në veçanti nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, madje përdoruesit e pijeve alkoolike me shifra rekorde, të paktën kështu flasin shifrat zyrtare nga shteti.


Safet Blakaj, drejtues i qendrës rehabilituese nga droga “Labirinti”, thotë se janë në rritje përdoruesit e substancave narkotike nëpër shkolla. “Ajo që përdoret më së shumti është kanabisi, por kohëve të fundit kemi informacione që po keqpërdoren barnat… sipas të cilit të rinjtë nuk e kanë të vështirë t’i sigurojnë ato, përderisa në Kosovë nuk ka rregull për marrjen e barnave nga barnatoret.


Nevojë e kohës për sensibilizimin e opinionit të gjer kundër këtyre fenomeneve negative, e disa prej tyre edhe s’mundje psikike. Për fat të keq nuk po hasim në mbështetje as nga shteti e as nga prijësit fetarë, të cilët janë të zënë me fushata zgjedhore, me numra politik se kush do të fus më shumë njerëz të tij,  e të atij, por të popullit asnjëherë.


Duket se qytetaret e Kosovës vlerën më të madhe e kanë gjatë fushatës zgjedhore, të cilët shfrytëzohen si militant të partisë në ketë periudhë, Ata pyeten dhe vizitohen, i merren mendimet (sa për sy e faqe) dhe i premtohet shumë, por pas kësaj ata harrohen deri në mandatin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …