Mr. Lulzim A. Beqiri

Mr. Lulzim Beqiri: Manipulimi me papunësinë

Republika e Kosovës po ballafaqohet me shumë sfida, e në mesin e sfidave kryesore është edhe papunësia, mirëpo opinioni publik po manipulohet nga statistika që nuk përkojnë me realitetin, statistika që opinionit po i ofrohen janë statistika që janë të porositura nga politikan që të paraqiten sa më mirë para qytetarëve dhe votuesve të vet, mirëpo nëse analizojmë drejt situatën papunësia ka mbet ende e lartë si pasoj e politikave jo të duhura ekonomike nga të gjitha qeveritë që kanë udhëhequr Republikën e Kosovës tash e 19 vite.

Sipas statistikave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, papunësia ende mbetet problemi kryesor i politik bërësve, mirëpo politikat që kanë ndërmarr këto qeveri tash e 18 vite nuk ka ndonjë tendencë për ulje të papunësisë, madje papunësia vetëm sa ka filluar të rritet, ndarja e buxhetit të shtetit tregon shumë qartë se politikanët aktual nuk kanë plan uljen e papunësisë, në përjashtim të militantëve partiak që i kanë mbush institucionet, jemi dëshmitar se sa shumë manipulohet me punësimi, pothuajse është një treg i cili negociohet çmimi për një vend pune.

Shkalla e papunësisë për vitin 2014 ishte 35,3%, ose 176,743 persona, për vitin 2015 ishte 32,9%, ose 145,776 persona, ndërsa për vitin 2016 ishte 27,5%, ose 126,070 persona, edhe në vitin 2017 shkalla e papunësisë ishte 30,5%, ose 156,583 persona.

Karakteristikë e veçantë është se në vitin 2017 kemi rritje të papunësisë, për 30,513 persona, pra Qeveria në vend që ti rrisë pagat duhet të fokusohet në uljen e papunësisë, sipas trendëve edhe në vitin 2018 do të ketë rritje të papunësisë.

Sipas ASK-së në vitin 2014 Republika e Kosovës kishte rreth 323,508 persona të punësuar, pastaj në vitin 2015 kishte rënie të të punësuarve 296,940 persona, punësimi për vitin 2016 ishte 331,761 persona dhe viti 2017 357,095 persona.

Papunësia është një barrë e madhe për të gjithë qytetarët në këtë vend të dalë nga një luftë e përgjakshme, duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik.  Siç dihet, ky fenomen shkakton shumë dëme të mëdha, si në aspektin ekonomik, shoqëror, social e politik.

Mbetet sfidë e madhe për institucionet e Republikës së Kosovës dhe mekanizmat që kanë qasje në përmasimin e kësaj dukurie, që e ka kapluar shoqërinë kosovare, posaçërisht rininë e saj, e cila përbën më shumë se 50% të fuqisë punëtore.  Rritja e madhe e papunësisë mund të shërbejë si shtrat i ngrohtë për zhvillimin e dukurive negative të dëmshme për shoqërinë në përgjithësi, e posaçërisht për rininë, e cila në Kosovë është jashtëzakonisht në moshë të re. Këto dukuri mund të jenë: kriminaliteti, vjedhjet, plaçkitjet, zhvillimi i ekonomisë ilegale, droga, huliganizmi etj.  Për të siguruar ekzistencën e vet dhe të anëtarëve të familjes, të papunët janë të prirë të bëjnë punë të liga dhe të dëmshme që shkojnë në dëm të shoqërisë në përgjithësi. Mund të konstatojmë se papunësia e madhe paraqet një problem mjaft kompleks dhe të ndërlikuar ekonomiko-shoqëror dhe social, për çka duhet edhe të kihet qasje komplekse për zgjedhjen e këtij problemi.

Ryshfeti, lidhjet familjare, lidhjet partiake sipas UNDP-së janë faktori kyç për të siguruar një vend pune në sektorin publik, ky fenomen e ka përcjellë Kosovën që nga paslufta e këtej, asnjë Qeveri nuk e ka luftuar këtë të keqe, andaj edhe ka marr përmasa shqetësuese një praktikë e tillë.

Në vitin 2017 ATK-ja kishte shpallë konkurs pune për inspektor tatimor, në atë konkurs kishin konkurruar mbi 2000 punëkërkues dhe për kuriozitet ishin pranuar 30 zyrtar, shumica dominonte e tyre pa i plotësuar kriteret, madje pa kaluar as testet elementar, pa diplomë Universiteti, pa provojë pune, thjesht anëtar të partisë politike që kishte pushtetin në vitin 2017, për fat të mirë ky konkurs u anulua dhe u shkoj dëm ryshfeti që kishin marrë, mirëpo edhe institucionet tjera janë duke manipuluar me punësimin, në Komunën e Prishtinës ka shumë anulime konkursesh, gjithashtu edhe Ministria e Punëve të Jashtme kohë më parë ka manipuluar me punësim, jam dëshmitar i një nepotizmi ekstrem nga kjo Ministri.

 Janë qindra mijëra konkurse të kurdisura, punësojnë dajallarë, nipa, mbesa, kushërinj, tezakë, por ama shumica  pa meritë, thjesht ky fenomen ka shtri rrënje, nuk ke mundësi me u punësua në Kosovë nëse nuk ke dikë, apo nuk jep para, nuk ka institucion në vend që nuk është prek nga ky fenomen çoroditës.

Kosovës i duhet një qeverisje e re nga një klasë e re e politikanëve, mjaft sakrifikuam me këta politikan që na e qiten faqen e zezë, nuk ka qytetar që është i kënaqur  me këtë garniturë që fatkeqësisht na ka ra hise gjeneratës sonë, andaj jam optimist se klasa e re e shoqërisë ka filluar të zgjohet nga gjumi dhe t’i ndalin këta politikan që në emër të luftës e disa edhe në emër të paqes janë duke e shkatërruar do gj, janë duke vrarë çdo shpresë të qytetarëve të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …