MSc. Driton Krasniqi

MSc. Driton Krasniqi: Efektet e pandemisë në ekonominë e Kosovës dhe sfidat për rimëkëmbje ekonomike

Pandemia Covid-19 ka krijuar shumë efekte negative dhe probleme në ekonominë e Kosovës, të cilat do të jetë shumë e vështirë të zgjidhen pa mbështetjen e faktorit ndërkombëtar përkatësisht Bankës Ekonomike Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kur kësaj ia shtojmë faktin se edhe në situatë normale, ekonomia e vendit karakterizohej me ekspansion shumë të ngadalshëm, e varur kryesisht nga të hyrat doganore, remitencat, fondet ndërkombëtare, atëherë është më se evidente që Kosova do ta ketë shumë të vështirë menaxhimin e kësaj situate të krijuar në vend, sidomos nëse kjo gjendje (pandemi), do të zgjasë edhe më shumë. Gjatë periudhës së pandemisë, sipas statistikave të hyrat në doganën e Kosovës (gjeneruesi më i madh i të hyrave në vend), kanë shënuar renie për 8 %, kështu që është e domosdoshme që qeveria e Kosovës t’i rrisë shpenzimet në mënyrë që të shmanget thellimi i mëtejmë i krizës ekonomike në vend. Siç e dijmë, Kosova përballet me shkallë të lartë të papunësisë, me varferi në shkallë enorme (vendi më i varfër ne Europë), ku një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të vendit jetojnë në varfëri të përgjithshme, ndërsa një përqindje e tyre jeton në varfëri të skajshme (ekstreme), e kjo pandemi e ka bërë edhe më të vështirë jetesën për shtresat e varfëra të shoqërisë, për shkak të pamundësisë për të punuar gjatë kësaj periudhe dhe për ta siguruar mbijetesën.

Kosova do ta ketë shumë të vështirë rimëkëmbjen ekonomike, për arsye se kjo pandemi e ka “paralizuar” aktivitetin ekonomik në vend, mirëpo shpresë për menaxhimin më të lehtë të kësaj pandemie dhe zbutjen e efekteve negative të saj mbetet zotimi i Bankës Botërore Ekonomike për ndarjen e 120 milion eurove për vendin tonë. Urgjentisht qeveria e Kosovës duhët ta hartojë një strategji kombëtare efektive dhe shumë konkrete për rimëkëmbje ekonomike, duke angazhuar ekspert të ekonomisë dhe në koordinim me miqtë tanë ndërkombëtar në mënyrë që sa më parë të sanohen efektet negative që ka krijuar pandemia, të ofrohet mbështetje financiare për shtresat e ulëta të shoqërisë për tejkalimin e kësaj krize dhe krijimin e mundësive që të fillojë aktiviteti normal ekonomik në vend. Sipas raportit të Bankës Botërore, ekonomia e Kosovës në vitin 2020 do të ketë recesion 4. 5 %, gjë e cila në mënyrë direkte do të ketë impakt në uljën e mirëqenies së qytetarëve. Një gjë është e qartë! Sa më shumë të zgjasë kjo pandemi, kriza ekonomike në Kosovë do të thellohet, e rrjedhimisht do të ndikojë në uljën e standardit jetësor të qytetarëve të vendit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …