Mustafa mbledh kryesinë e LDK-së

Mustafa mbledh kryesinë e LDK-së

Kryeministri në detyrë njëherit kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, do të mbledh sot kryesinë e kësaj partie. Kështu ka bërë të ditur ai me anë të një postimi në rrjetin social. “Anëtarë dhe përkrahës të LDK-së, Sot do të mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve të LDK-së. LDK e fuqishme dhe unike do të ofrojë perspektivën më të mirë për Kosovën. Do të mbledhim rreth vetes të gjithë ata që ia dojnë të mirën këtij vendi. Vullneti i LDK-së i gërshetuar me interesat e vendit, kapërcen çdo interes tjeter!”, ka shkruar Mustafa. Ndryshe qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa u rrëzua dje përmes një mocioni të mosbesimit të përkrahur edhe nga partneri i koalicionit qeverisës, PDK.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …