Musstafa sot në Bruksel për të kërkuar liberalizimin e vizave dhe suspendimin me kusht të ratifikimit të demarkacionit për dy vite

Mustafa: Po ecim fuqishëm përpara, progresi i vendit të mos i pengojë askujt

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa,  me anë të një postimi e ka vlerësuar javën që e lëmë pas si shumë të suksesshme për vendin. Ndër sukseset e arritura gjatë asaj jave ai vlerëson fitoren e 4 medaljeve nga xhudistët kosovare Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha dhe Loriana Kuka, si dhe vlerësimin e Bankës Botërore për zhvillimin ekonomik të vendit. “Po e përmbyllim një javë me mjaft suksese. Xhudistët tona Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha dhe Loriana Kuka i sollën vendit 4 Medalje në Xhudo (2 të Arta dhe 2 të Bronzta). Morëm vlerësime maksimale për zhvillimin ekonomik nga Banka Botërore dhe u konfirmua progresi jonë në luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit nga Freedom House. Nderuam edhe Betejën e lavdishme të Koshares dhe heronjtë tanë, që së bashku me NATO-n, na e bënë të mundur këtë ditë. Kosova po ecën fuqishëm përpara dhe ky progres nuk duhet t’i pengojë askujt, së paku jo atyre që e duan këtë vend më shumë se pozitat e tyre”, ka theksuar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …