Myftiu Tërnava i uron besimtarët në prag të Kurban Bajramit dhe i fton ata për kujdes për respektim të masave ndaj virusit korona

Myftiu i Kosovës , Naim Tërnava, ka kërkuar nga kryeministri, Kurti, të lejojë bartjen vullnetare të shamisë në shkolla

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava  iu ka drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me një kërkesë që ta shfuqizojë urdhëresën  administrative për lejimin e shamisë në institucione publike. Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra sepse  është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pasur përepjekje që duke u thirr në këtë udhëzim, t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane – shaminë. Kërkojmë nga organet kompetente, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, si dhe nga kryeministri z. Albin Kurti, që sa më parë ta anulojnë këtë vendim, që në vete është diskriminues ndaj qytetareve të Kosovës – fëmijëve tanë. Kjo kërkesë e kamotshme e Bashkësisë Islame  nuk duhet politizuar e as polarizuar, por duhet trajtuar me përgjegjësi e korrektësi maksimale”, është thënë në kërkesën e Tërnavës.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …