Myftiu Naim Tërnava, ka pritur në takim zyrtaren për çështje politike në Ambasadën amerikane Bruke Jung

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur në takim zyrtaren për çështje politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Bruke Jung. Gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e lirive fetare dhe angazhimin e Bashkësisë Islame në avancimin e të drejtave dhe lirive fetare në Kosovë. Myftiu Tërnava theksoi se Kosova është një shembull i harmonisë fetare, ku besimtarët e feve të ndryshme bashkëjetojnë në paqe dhe respekt. Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e lirive fetare dhe respektimin e diversitetit, duke kontribuuar kështu në forcimin e paqes dhe stabilitetit në vend. Zyrtarja amerikane, Bruke Jung, vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe angazhimin e saj për t’i ruajtur dhe forcuar liritë fetare, duke theksuar faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin përpjekjet e Kosovës për të promovuar tolerancën fetare dhe të drejtat e njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …