Nagavci: Nuk mund të presim në pafundësi dhe të rrezikojmë miratimin e buxhetit dhe krijimin e situatave të vështira

Nagavci: Nuk mund të presim në pafundësi dhe të rrezikojmë miratimin e buxhetit dhe krijimin e situatave të vështira

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, reagoi pas mandatimit të Albin Kurtit për kryeministër të vendit, duke thënë se nuk mund të prisnin në pafundësi. Ajo u shpreh se nuk mund të rrezikonim miratimin e buxhetit dhe krijimin e situatave të vështira financiare. Nagavci theksoi se po bëjnë hapa përpara në jetësimin e vullnetit të qytetarëve të shprehur me 6 tetor dhe se po angazhohen për krijimin e një qeverie që do të luftojë krimin e korrupsionin, që do të punojë shumë për zhvillimin ekonomik e përmirësimin e jetës së qytetarëve, për mundësitë e reja e hapjen e perspektivave për të rinjtë tanë. Ajo ka theksuar se bashkë me LDK-në duhet të përmbushin shpresat për ndryshim e se kjo është mundësia e fundit për të jetësuar vullnetin e qytetarëve. Skenarët që pengojnë realizimin e vullnetit të qytetarëve nuk mund dhe nuk duhet të ngadhënjejnë mbi zërat racional që duhet t’i dëgjojmë këto ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …