Nataliya Apostolova: Ju siguroj se shtetet e reja të Bashkimit Evropian nuk do t’ju bllokojnë

Apostollova: Njerëzit në Kosovë nuk u besojnë institucioneve të veta andaj kanë nevojë për praninë e ndërkombëtarëve (!)

Shefja e BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova, ka thënë se Demarkacioni dhe Gjykata Speciale janë dy çështje që mund ta përcaktojnë të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian. Fillimisht kusht për liberalizim ishte demarkacioni, Asociacioni në Veri, korrupsioni,  e tani del të jetë edhe Gjykata Speciale. Zonja Apostollova, ashtu sikur edhe paraardhësit apo paraardhëset e saj nga Brukseli thotë  se Kosova ka gjasë që të ndikojë në të ardhmen e saj duke i bërë gjërat e duhura. Ajo  duhet të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e zi. Po ashtu ajo në mënyrë hipotetike, përçmuese dhe ironike thotë  se njerëzit në Kosovë nuk besojnë në institucione, prandaj kanë nevojë për ndërkombëtaret”,  saktëson zonja Apostollova, duke u bazuar në të dhëna që prezantojnë mediet në Kosovë, por pa i pyetur shqiptarët, pa bërë ndonjë anketë, pa marrë mendimin e autoriteteve që kanë ndikim në popull.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në seanca

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për …