Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar veprimet e Kremlinit zyrtar për njohjen si shtete të pavarura nga Ukraina të dy rajoneve të kontrolluara nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, Donteskun dhe Luhanskun, duke theksuar se kjo lëvizje sa minon edhe më shumë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Dënoj vendimin e Rusisë për të njohur si shtete Donetskun dhe Luhanskun në Ukrainë. Ky akt shkatërron përpjekjet e rezolutës së Minksut e cila është shkelur nga ana e Rusisë”, thuhet në kumtesën e të parit të NATO-s. Stoltenberg fajëson Rusinë për nxitje të konfliktit në lindje të Ukrainës që përkrah financiarisht dhe ushtarakisht separatistët”, duke shtuar se Moska gjithashtu “po tenton të gjej pretekst për pushtimin e Ukrainës”. Sekretari i NATO-s shprehu mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve ekzistues që tashmë ndërkombëtarisht janë të njohur.
Kontrolloni gjithashtu
33 të arrestuar pas protestës në Tiranë, 271 arrestime gjatë shtatë ditëve të tubimeve
Policia e Tiranës ka arrestuar 33 persona dhe ka proceduar penalisht 41 të tjerë pas …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
