Yulia Laputina: Pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të çojë në nisjen e Luftës së Tretë Botërore

Rusia ka urdhëruar ministrin rus të Mbrojtjes, që të sigurojë paqe në rajonet e pushtuara: Donetsk dhe Luhansk

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar sot në mëngjes ministrin rus të Mbrojtjes, që të sigurojë paqe në  rajonet Donetsk dhe Luhansk, të cilat Kremlini zyrtar i ka shpallur shtete të pavarura. Ndërkohë raportohet se ka filluar futja e trupave ruse në ato rajone. Në momentet që Putin po shpjegonte arsyet se pse ka vendosur të nënshkruaj dekretin për njohjen e këtyre dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, një konvoj ushtarak – pra me autobusë dhe tanke ka depërtuar në zonë.  Ndërkohë është bërë e ditur se  aktualisht gjenden 200 mijë ushtarë rusë përgjatë vijës kufitare me Ukrainën, të cilët prej muajsh janë në gjendje gatishmërie dhe sipas agjencive amerikane të inteligjencës, Putin mundet çdo çast të urdhërojë pushtimin e Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …