Ndahet nga jeta pasi e humbi betejën me koronavirusin, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Rushiti nga Prekaz

Ndahet nga jeta pasi e humbi betejën me koronavirusin, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Rushiti nga Prekazi

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Rushiti ka vdekur pasi humbi betejën me koronavirusin. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku. ”Si pasojë e virusit Covid-19, paska ndërruar jetë Haki Rushiti nga Prekazi”. ”Duke e njohur që nga rinia, Hakiu ishte burrë shumë i mirë e i dashur për të gjithë. Ishte aktivist i palodhshëm e punëtor shumëvjeçar i shkollës “Azem Bejta” në Prekaz”, ka shkruar Lushtaku. Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve për humbjen e Rushitit dhe në fund ka bërë thirrje që të respektohen rekomandimet e institucioneve shëndetësore për të mbrojtur nga Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …