Ndërtimi i urave në fshatrat e komunës së Skenderajt

Pas fillimit të ndërtimit të urave në fshatrat Kllodërnicë e Kuqicë, gjatë ditës së djeshme kanë filluar punimet për ndërtimin e urës edhe në qendër të fshatit Tushilë, e cila e lidhë një pjesë të madhe të fshatit përfshirë edhe shkollën “Bashkim Sadiku”.  Edhe ura e fshatit Tushilë ishte dëmtuar rëndë, ashtu siç kishin pësuar shumë ekonomi familjare dhe infrastruktura publike, të cilat ishin dëmtuar nga vërshimet e 19 janarit 2023, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e lirë të banorëve të Tushilës. Punimet në terren i ka vizituar edhe kryetari Fadil Nura, që kishte premtuar rregullimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë, ADA Austriake dhe Caritasi Zviceran diskutojnë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit

Sot, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga drejtorët komunal, Naim Pira …