Në 3-vjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, Shoqata e të Burgosurve mban aktivitete përuruese dhe përkujtimore

Në 3-vjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, Shoqata e të Burgosurve mban aktivitete përuruese dhe përkujtimore

Në trevjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mban aktivitete përuruese dhe përkujtimore për Viganin e kombit, i cili më 26 korrik të vitit 2018, u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Sot më 26 korrik 2021, në orën 10.00, në ambientet e Shoqatës, do të përurohet libri, “Burgjet e mia, fati im i madh”, parathënia e librit me të njëjtin titull, e përkthyer në 34 gjuhë të botës.  Në orën 11.oo, do të mbahen homazhe te Varri i Adem Demaçit, në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve, në Velani të Prishtinës.

Në orën 12.00, bëhet vizita në Sheshin “Adem Demaçi”, në kryeqytet,  ku në njëvjetorin e ndarjes nga jeta, ishte vënë gurë-themeli për ngritjen e shtatores së Tij, nga ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …