Në tre vjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit sot në Prishtinë përurohet libri, “Burgjet e mia, fati im i madh”

Në tre vjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit sot në Prishtinë përurohet libri, “Burgjet e mia, fati im i madh”

Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës njofton se për shënimin e përvjetorit të vdekjes së Adem Demaçit sot do të mbahen këto aktivitete. Në orën 10:00 në Shoqatën e të Burgosurve Politikë të Kosovës përurohet libri: “Burgjet e mia, fati im i madh”, ku është botuar shkrimi analistiko-filozofik i Adem Demaçit me titullin që e ka libri dhe është i përkthyer në 34 gjuhë. Në orën 11:00 në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë mbahen homazhe pranë varrit të Adem Demaçit dhe në orën 12:00 vizitohet Sheshi “Adem Demaçi” në Prishtinë, ku në përvjetorin e parë të vdekjes së Adem Demaçit me 29 korrik 2019 është venë gurëthemeli për ngritjen e shtatores së tij nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Nesër në Malmö protestë në mbështetje të çlirimtarëve

Platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar se të shtunën, më 3 tetor, në Malmö të …