Masakra e Srebrenicës

Në Amerikë gjenden rreth 150 të dyshuar për krime lufte në Srebrenicë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjenden rreth 150 të dyshuar për krime lufte, të cilët kanë marrë pjesë në vrasjet masive dhe masakrimin e më shumë se 83.00 myslimanëve boshnjak të  Srebrenicës,në korrik të  vitit 1995. Al-Xhazira përmes reporterit të saj bën të ditur se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në Kanadanë fqinje, ka vite që shënohet përvjetori i gjenocidit të bërë në Srebrenicë. Misioni amerikan  në OKB është shumë aktiv në përpjekjet që vendet të cilat e mohojnë se fjala është për gjenocid, të pranojnë se krimet e bëra në Srebrenicë, janë gjenocid. Në të njëjtën kohë, Qeveria amerikane përpiqet të arrestojë edhe të dyshuarit e tjerë për krime lufte që jetojnë në territorin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ publikon shpenzimet e fushatës zgjedhore të VV-së, mbi 1.7 milionë euro shpenzime për periudhën 2024-2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin e paaudituar të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore …