BE-ja

Në Bruksel mbahet takimi i Këshillit të Sabilizim Asociimit BE-Kosovë

Në Bruksel mbahet takimi i Këshillit të Sabilizim Asociimit Bashkimi Evropian-Kosovë. Në përbërje të delegacionit tonë të udhëhequr nga kryeministri, Isa Mustafa, marrin pjesë ministrat: Enver Hoxhaj, Abdullah Hoti, Skender Hyseni, Hykmete Bajrami dhe zëvendësministrja Anila Statovci. Takimi do të drejtohet nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini. Pjesëmarrës do të jetë edhe komisionari për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn dhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian. Gjatë takimit pritet të bisedohet për realizimin e deritashëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe të nënshkruhet Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së, nga ministri Enver Hoxhaj dhe përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku akuzon Kurtin për shkelje kushtetuese dhe politike

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti …