Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, ndërtesa e Presidences dhe Kuvendit u ndriçua me ngjyrë portokalli

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, ndërtesa e Presidences dhe Kuvendit u ndriçua me ngjyrë portokalli

Me rastin e shënimit të 25 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, ka filluar fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit me ndriçimin e ndërtesës ku janë të vendosura  Presidenca dhe Kuvendit – me ngjyrë portokalli.

Fushta ka filluar sot, më 25 nëntor, dhe është mbështetur nga Presidentja znj.Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit z.Glauk Konjufca.

Kjo ditë eshte e njohur si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas dhe përfundon me 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Çdo vit përmes fushatës bëhen thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

Ngjyra zyrtare e fushatës është portokallia, që simbolizon një të ardhme të ndritshme dhe një botë të lirë pa dhunë ndaj grave.

Ndërtesa, ku jënë të vendosura Presidenca dhe Kuvendi, do të qëndrojë e ndriçuar prej orës 19:30 deri të nesërmën.

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …