Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndimor mban këtë javë stërvitjen “Big Rock”, në pjesën perëndimore të vendit

Në Fakultetin e Edukimit edhe në këtë semester ligjëratat në mënyrë virutuale për shkak të pandemisë

Nga Fakulteti i Edukimit kanë thënë që semestri veror ka filluar online për shkak të pandemisë. Pas gati një viti prej kur filluan të mbahen ligjëratat në mënyrë virutuale, u la hapësirë që studentët të kthehen fizikisht. Kjo për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës, të cilët për dallim nga vendimet e kaluara, thanë që procesi arsimor duhet të organizohet në përputhje me Manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID-19. Megjithatë ky vendim nuk është pritur mirë nga studentët, tani kur rastet me virusin korona nuk janë të pakta në numër. Në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, ligjëratat do të mbahen online. Kjo pasi që sipas Dekanit të këtij fakulteti, Blerim Saqipit vendimet politike zbatohen me vështirësi në praktikë. Saqipi thotë se sallat në këtë fakultet nuk ofrojnë mundësi që të mbahet distance në mes të studentëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …