leoni

Shpërthen vullkani Etna në Itali, mbulohet një sipërfaqe të madhe nga hiri vullkanik

Shpërthen vullkani Etna në Itali, mbulohet një sipërfaqe të madhe nga hiri vullkanik

Vullkani Etna në Itali ka shpërthyer sërish. Mediat vendase bëjnë me dije se shpërthimi ka qenë i fortë dhe një re hiri vullkanik ka mbuluar një sipërfaqe të madhe, e cila po shpërndahet në drejtim të Jugut. Shpërthimi vullkanik u regjistrua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në orën 16:10 me orën lokale. Për shkak se hiri ka mbuluar një pjesë të madhe të vendit, aeroporti i Catanias ka pezulluar punën dhe nuk do të ketë asnjë fluturim deri në një urdhër të dytë. Hiri vullkanit është në lartësi deri në 1 kilometër dhe ekziston frika se avionët mund të humbasin drejtimin. Vullkani Etna ishte prej ditësh në vëzhgim dhe fatmirësisht deri tani nuk ka shkaktuar dëme, pasi banorët e zonave përreth janë evakuuar. Vullkani Etna është një nga më aktivët në botë dhe shpërthyer disa herë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …