Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori çmimin “Joan Ganz Cooney Global Leadership Award” gjatë qëndrimit të tij, në Nju Jork

Në fjalën e tij në KS të OKB-së, kryeministri, Rama tha se Shqipëria do të jetë në ballë për të vënë drejtësi e për të ndaluar krimet

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten për rundin e ri të sanksioneve ndaj Rusisë si pasojë e pushtimit të Ukrainës, duke synuar zyrtarët dhe elitat që kanë lidhje me Qeverisë ruse me një mori sanksionesh të reja financiare e diplomatike, tha Edi Rama në fjalën e tij para KS të OKB-së raportoi CNN. “Sanksionet e fundit, të lëshuara nga Departamenti i Thesarit dhe i Shtetit, synojnë asetet luksoze të disa elitave të shquara ruse – duke përfshirë disa jahte dhe avionë që u përkasin bashkëpunëtorëve të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ‘kompanitë e menaxhimit dhe shërbimeve të aseteve luksoze’ që punojnë për t’iu shmangur sanksioneve të SHBA-së”, thuhet në një deklarate të Shtëpisë së Bardhë. Departamenti i Tregtisë lëshoi ​​gjithashtu sanksione të reja që kufizojnë aftësinë e Rusisë për të siguruar teknologji ushtarake. Sanksionet synojnë disa elita dhe zyrtarë qeveritarë të shquar rusë, duke përfshirë biznesmenin rus God Nisanov, të cilin Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken e quan “një nga njerëzit më të pasur në Evropë dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i disa zyrtarëve rusë” dhe zëdhënësen e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova. Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se sanksionet e fundit janë të dizajnuara “për të goditur pushtimin dhe për të forcuar sanksionet si presion ndaj Putinit”.

Si president i Këshillit të Sigurimit të OKB, kryeministri Edi Rama po drejton debatin e nivelit të lartë mbi llogaridhënien ndërkombëtare, e vendosur si çështje në rendin e ditës nga Shqipëria si një ndër prioritetet e programit të vendit tonë në këtë këshill. Në fjalën hyrëse, Rama tha se vlerat themelore të të drejtave të njeriut janë parë të shkelen, ndërsa shtoi se të gjitha duhen trajtuar me rëndësi. Kryeministri shtoi se kur dështojnë të respektojmë të drejtën për të vërtetën, atëherë institucionet bëhen më të dobëta.

“Do doja ta shfrytëzoja këtë mundësi të shprehja vlerësimet për ambasadoren e SHBA-ve, Thomas Greenfield, për punën e shkëlqyer në drejtimin e Këshillit gjatë muajit maj. Besoj se flas në emër të gjithë anëtarëve të Këshillit për shprehjen e vlerësimit për ambasadoren Thomas Greenfield. Do të doja që t’iu roja mirëseardhje të ngrohtë ministrave, prania juaj tregon rëndësinë e temës që ne do të diskutojmë”, tha Rama, duke shtuar: Dallimet në opinione, mosmarrëveshjet nuk janë të pazakonta në këtë Këshill. Ato amplifikohen nëse ne përqendrohemi tek politika e përditshme dhe shqetësimet, në themel të këtyre argumenteve të qarta qëndrojnë vlerat themelore që përfaqësojnë lidhjen reale”.

Si President i KS, Rama është ndalur tek konfliktet si ai në Siri, apo edhe lufta në Ukrainë. Duke e cilësuar luftën në Ukrainë të paprovokuar Rama theksoi se Rusia po shkakton dhimbje për mbarë botën dhe kjo kërkon vënie para përgjegjësisë. Ndërsa rastin e Sirisë kryeministri e cilësoi si shembull tragjik, duke dështuar ta vëmë para përgjegjësisë.

“Nuk ka qenë e lehtë të mbërrihet këtu. Shtetet kanë krijuar organizma të gjera ligjore për të rregulluar sjelljen e tyre dhe për ti respektuar ato. Siç ka thënë Martin Lutter King padrejtësia diku është kërcënim kudo. Të gjithë e dimë se jemi në një stres të jashtëzakonshëm. Ne mund të ndihemi në fakt edhe të dëshpëruar e të paduruar për mungesën e progresit.

Kemi parë si minohen shtete të tëra si minojnë paqen dhe sigurinë. Duke dështuar që ta vëmë para përgjegjësisë regjimin sirian. Ky akt i neveritshëm ka shkelur të gjitha ato që përfaqëson ky Këshill. Lufta e padrejtë në Ukrainë ka tronditur ekonominë botërore, po shkakton dhimbje të panevojshme për miliona njerëz. Krime të tmerrshme zbulohen çdo ditë. Krimet nuk duhet dhe nuk mund të mbeten të pandëshkuara. Kolegë ne duhet të dëshmojmë vepra e jo vetëm fjalë. Nuk duhet t’i lëmë shkeljet të bëhen normë. Shkelësit duhet të mos kenë vend në botën tonë, ata duhet të kenë vend pas hekurave si Sllobodan Millosheviç. Duhet t’i themi boll mos ndëshkimit, u detyrohemi viktimave të luftës në Kosovë”.

Gjatë fjalës së tij në KS në OKB, kryeministri ka theksuar se Shqipëria do të jetë në ballë për të vënë drejtësi dhe për të ndaluar krimet

“Shqipëria do të jetë në ballë për të vënë drejtësi dhe për të ndaluar krimet e ardhshme. Kolegë na duhet të dëshmojmë, vepra dhe jo vetëm fjalë. Na duhet të themi “Kurrë më” sepse u detyrohemi me vepra të gjithë atyre që kanë vuajtur masakra. Ua detyrojmë fytyrave të panumërta që janë shpesh viktima të krimeve seksuale. Ua detyrojmë mijëra jetëve të shkatërrua të miliona fëmijëve të cilëve iu është vjedhur e ardhmja. Është e rëndësishme të qëndrojmë në mënyrë të vendosur. Ua detyrojmë fëmijëve tanë, fëmijëve të botës. Logaridhënia sjell përgjegjësi, drejtësia kontribuon në paqe. Pa këtë drejtësi dhe llogaridhënie efektive, shkelësit duhet të mos kenë pjesë e vend në botën tonë, por pas hekurave si Millosheviçi. Duhet që pandëshkueshmëria të mbetet histori.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …