Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Letër publike drejtuar zëvendës-kryeministres dhe Ministres e Punëve të Jashtme dhe Mërgatës të Republikës së Kosovës.

Letër publike drejtuar zëvendës-kryeministres dhe Ministres e Punëve të Jashtme dhe Mërgatës të Republikës së Kosovës
Sidoqoftë: Unë personalisht, kam një qëllim të caktuar pse edhe i shkruaj publikisht:
Bijës së heroit të popullit, z. Jusuf Gërvalla.
Qëllimi, drejtësi dhe jo padrejtësi.
E nderuar,
zj. Donika Gërvalla-schwarz, me gjithë respektin për familjen Gërvalla në përgjithësi dhe në veqanti, madje përjetësisht edhe të përkulur para vëllezërve Jusuf – Bardhosh Gërvalla dhe vëllaut dhe bashkëpunëtorit, të tyre z. Kadri Zeka!
Përjetësisht, përkulje para t’gjithë dëshmorëve – heronjëve të popullit shqiptar.
“Grupi Kumanova”
Unë personalishtë, asnjërin pjesëtar, individ të “Grupit Kumanova”, nuk i kam njohur, nuk i njoh dhe kurrë, fatkeqësisht nuk i kam takuar.
Po them fatkeqësisht, sepse do të ishte nder dhe privilegj t’i njohja apo takoja, vetëm njëher të vetme, këta BURRA PATRIOT të dalluar!
Letra publike, ka vetëm një qëllim!
Drejtësi dhe vetëm, drejtësi.
Është e drejtë e secilit njeri, pavarësisht a është në liri, apo i burgosur në qeli.
Secili njeri ka të drejtë të paiset me dokument udhëtimi – Pasaportë, nga vendi ku prindi – babai i tij ka lindur dhe e ka prejardhjen.
I dënuari padrejtësisht i “Grupit Kumanova”, luftëtari i Koshares dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Sali Çekajt dhe Agim Ramadanit,
z. Enver Hoxha Klein, ka bërë Kërkesë për t’u paisur me pasaportë të Republikës së Kosovës dhe padrejtësisht po i mohohet e drejta.
E nderuar,
Fillimisht e bija e heroit të kombit Jusuf Gërvalla dhe pastaj e nderuar,
zevendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Mërgatës të Republikës së Kosovës,
zj. Donika Gërvalla-schwarz, luftëtarit të Lirisë, bashkëluftëtarit të Sali Çekajt dhe Agim Ramadanit, z. Enver Hoxha Klein i’u bë edhe një padrejtësi!
Luftëtari i Koshares Heroike me dy padrejtësi, mbi supet e tij!
Enver Hoxha Klein:
 Prejardhja, babai i tij Gani Budakova dhe angazhimi, përkushtimi për çështje kombëtare, ka një bazë familjare patriotike!
Në vitet më të vështira të persekutimeve dhe të përndjekjes nga UDB-ja kriminele si shërbim sekret serb, babai i Enver Hoxha Klein u detyrua të largohej nga vendlindja, dhe në kohën kur edhe u vranë patriotët shqiptar Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ndodhej në Gjermani.
Shumë mërgimtarë shqiptar, nga përndjekjet dhe për t’siguruar bukën e gojës për familjet e tyre i’a mësyen, rrugës drejtë mërgimit!
Ndër ta ishte edhe babai i Enver Hoxha Klein –  Gani Budakova dhe me flamurin e tij kombëtar kuq e zi, asokohe e ofroi në mbulimin e arkivolit të Jusufit, gjegjësisht  funeralin e martirëve.
Për Gani Budakovën është shkruar edhe në Monografinë e atdhetarit Ali Aliu ( babai i Liburn Aliut) “Përtej Ferrit”, kur në atë kohë si adoleshent, shkruhet se ka  ofruar ndihmë, shqiptarit nga Presheva që të kaloj, kufirin përmes Kosovës në Shqipëri për t’ju shpëtuar falangave serboçetnike në kohën e mbledhjes së armëve, e cila njihet si “Koha e Rankoviçit”!
1. Padrejtësisht u dënua dhe po mbahet në qeli në burgun e Izidrovës, në tokën shqiptare të ndarë, qëllimisht dhe padrejtësisht me vrasje dhe dëbim të shqiptarëve, nga trojet stërgjyshore edhe pse sot, fatkeqësisht dhe zyrtarisht quhet “Maqedonia e Veriut”!
2. Përsëri edhe një padrejtësi, mbi supet e tij dhe tani mjerisht, padrejtēsisht nga Atdheu i tij respektivisht, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mërgatës së Republikës së Kosovës i mohohet e drejta për t’u paisur me dokument udhëtimi!
Enver Hoxha Klein me vetëdije të plotë i’u bashkua, radhëve të UÇK-ës u sakrifikua dhe u plagos, gjatë thyerjes së Kufirit, shqiptaro – shqiptar në Kosharen e Sali Çekajt – Agim Ramadanit dhe shumë dëshmorëve të Kombit….
Mjaftë, kemi përjetuar padrejtësi nga armiqt shekullor dhe tani padrejtësi, ndaj luftëtarit të lirisë dhe ndaj njëri tjetrit!
Nëse jo respekt, atëher më të paktën – DREJTËSI!

Kontrolloni gjithashtu

Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: Para 16 viteve pikërisht me 12 maj, provuan ta vrasin Ali Ahmetin

Para 16 viteve pikërisht me 12 maj, provuan ta vrasin Ali Ahmetin. Ky nuk ishte …