Në Gjakovë protestohet sot për mbrojtjen e natyrës nga eksplatuesit e gurthyesve dhe dëmtuesve të pyjeve

Në Gjakovë protestohet sot për mbrojtjen e natyrës nga eksplatuesit e gurthyesve dhe dëmtuesve të pyjeve

Banorët e fshatrave Kusar, Dol, Pjetërshan, Lipovec, Raçë, Moglicë, do të protestojnë sot në orën 11:00, në vendin Shpella e Kusarit rruga Kusar – Goden në Gjakovë. Tubimi protestues mbahet për mbrojtjen e natyrës nga eksplatuesit e gurthyesve, pra dëmtuesve të pyjeve dhe të natyrës në përgjithësi. “Ju njoftojmë se zona e Kusarit dhe Bjeshkët e Pashtrikut janë të shpallura zona të mbrojtura të natyrës, për këtë e kemi edhe dokumentacionin zyrtar, por përkundrejt të kësaj eksplatuesit ilegal-gurthyesit kanë filluar gërmimet e maleve deri në shkatërrim”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Superpuna jashtë funksionit, bizneset në rrezik gjobash: Heshtje institucionale për një problem shtetëror

Platforma shtetërore “Superpuna” tash disa javë është jashtë funksionit, duke pamundësuar regjistrimin e punëtorëve dhe …