Më 4 shkurt, në Gjykatën Speciale mbahet konferenca kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, po mbahet seanca në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, në procesin gjyqësor që po zhvillohet kundër krerëve të UÇK-së:  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi,  edhe sot po vazhdon ta paraqesë dëshminë e tij,  Frederick Abrahams, zyrtar i organizatës, “Human Rights Watch”. Ai po intervistohet nga Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit.  Abrahams  po dëshmon për raportet që ai dhe kolegët e tij i kishte përgatitur në periudhën e luftës, në Kosovës,  në kuadër të punës të kësaj organizate. Ben Emmerson paraqiti dokumentet ku shihet burimi i raporteve të njëanshme të kësaj organizate. Në seancën paraprake avokati Ben Emmerson, ka diskredituar dëshmitë e njëanshme dhe një burimore të zyrtarit ndërkombëtar, Abrahams, i cili në disa raste edhe vetë ka pranuar se burimet e tij janë nxjerrë nga mediet e Millosheviqit,  në Serbi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …