leoni

Në mes të 1 milionë 400 mijë personave që do të dëbohen nga Amerika janë 1. 874 shqiptarë nga Shqipëria dhe 118 nga Kosova

Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë,  ka ndezur një debat të madh mbi politikat e imigracionit, veçanërisht në lidhje me dëbimet masive të emigrantëve të paligjshëm. Raportimet tregojnë se mes 1.4 milionë personave me urdhra përfundimtarë dëbimi janë nga 1,874 shqiptarë nga Shqipëria dhe 118 nga Kosova. Këto shifra tregojnë se Shqipëria është në mesin e vendeve të prekura nga politika e re e dëbimeve të mundshme, por jo ndër vendet kryesore. Administrata Trump po ndjek një qasje të rreptë kundër emigracionit të paligjshëm, duke forcuar operacionet për zbatimin e urdhrave të dëbimit. Ndikimi i kësaj politike te komuniteti shqiptar në Amerikë  mund të jetë i ndjeshëm, veçanërisht për ata që kanë jetuar për vite me status të pasigurt. Ajo që mbetet për t’u parë është se si do të zbatohet kjo politikë në praktikë dhe çfarë opsionesh do të kenë ata që preken nga këto masa.

Kontrolloni gjithashtu

OEK synon themelimin e Gjykatës Komerciale e cila do ta ndihmonte ekonominë tash në kohën pandemike

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar pezullimin e vendimit të ZRrE-së për tregun e hapur të energjisë

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë …