Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK filloi dhurimi vullnetar i gjakut

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK filloi dhurimi vullnetar i gjakut

Me aktivitetin  koordinues  të Departamentit të Mjekësisë, në kuadër të bashkëpunimit   në mes të  Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me Qendrën  Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), sot në Ministri të Mbrojtjes filloi dhurimi vullnetar i gjakut. Personeli i Ministrisë, si ai civil dhe ushtarak çdo herë ju kanë përgjigjur pa hezitim këtij aksioni,  të vetëdijshëm se dhurimi i gjakut do të thotë të shpëtosh një jetë, të ndihmohen pacientët në nevojë të Republikës së Kosovës. Sigurisht se ky aksion në kohën e pandemisë që po kalon edhe vendi jonë,   merr një rëndësi edhe ma të madhe sepse  dhurimi gjakut nga çdo vullnetar, është një akt i dobishëm dhe fisnik.

Edhe pse në vlugun e pushimeve vjetore dhe fazës së vaksinimit të personelit, në ditën e parë të aksionit  u grumbulluan doza të konsiderueshme të gjakut, që nga punëtoret e QKKTGJ-së u shpreh kënaqësi dhe vlerësim i lartë për gatishmërinë e treguar. Aksioni i dhurimit  vullnetar të gjakut  do të vazhdojë  edhe në ditët në vijim nëpër të gjitha kazermat e FSK-së.

Aksioni vullnetar  i dhurimit të gjakut është aktivitet i planifikuar në Ministri dhe FSK dhe  mbahet dy herë në vit. Por jo vetëm kaq, pjesëtarët e FSK-së  kanë qenë çdo herë  të gatshëm që t’u përgjigjen  kërkesave të QKKTGJ-së  edhe për nevojat sporadike të rasteve  më të posaçme.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …