Brickos

Ylli Mece

Ylli Meçe: KOSOVËN, E NJOH SHQIPËRI !

Mos ma helmo idhshëm me vrerin tënd shpirtin

Kosovën s’ma merr dot moj e keqja bushtra plakë

A nuk e di se zjarrin për liri më parë se të ma fikin

Në këtë tokë , por dhe në qiell do ta ndezim flakë ?!

 

Çfarë bëre moj e marra pa fund, me fëllqësirat e tua ?

Si mundet kështu shqiptari, një trup i ndarë në dy pjesë?!.

Një kufomë të gjallë pa shpirt, vallë përse e ç’mund ta dua ?

Me këtë turp jo nuk mund të rroj dot, më mirë le të vdesë !

 

Më buzëqesh prej Brukseli, mbushur plot bordello

Se trupin e ndarë Evropa, do të ma ngjallë përsëri

Unë Kosovën time e kam nuse të bukur e me vello

Dhe jo ” shtet” në krevatin tënd, për epsh’ e kurvëri !

 

“Sa shumë në shekuj u lodhe e sa shumë bëre për mua”!

Së fundi brohorite gëzueshëm : Ja e shikon ju bëra shtet !

Kjo si armiqtë, më shumë se shqiptar në fakt më ka mohuar

E ç’farë ndryshimi na paske dhe ti, prej Milosheviçit vet ?

 

Dikur në Londër i mblodhe Ambasadorët një ditë mëngjesi

Teksa Isën i Boletinajve e ule nën shandanët plot shkëlqim

Po, nga ta dije ti rrospi, se me koburen ngjeshur fort, për brezi

Me armë në këmbë të gatshëm kishe aty gjithë Atdheun im ?!.

 

Prandaj në të lashtën tokë, kufij s’vendosin dot as dishepujt

Të gjitha trojet nëpër suferinë , rendën së bashku për liri

Por nëse një ditë do t’i shohim në sy, trimërisht dhe shekujt

Do themi nuk njohim flamur e shtet Kosovë, por NËNËN SHQIPËRI

 

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …