Kiço Blushi

Në moshën 75-vjeçare ka vdekur shkrimtari, publicisti dhe skenaristi i njohur shqiptar, Kiço Blushi

Kiço Blushi lindi në qytetin e Korçës më 23 gusht të vitit 1943. Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”

Ai është shkrimtar protagonist i brezit të ndryshimit modernizues në letërsinë shqipe, prozator përfaqësues dhe skenarist me rol të shquar në historinë e kinemasë shqiptare.

Në total ai ka shkruar 14 skenarë filmash artistikë dhe dy skenarë filmash dokumentarë dhe vizatimorë. Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur” në vitin 1975 si bashkëautor. Me skenarin e filmit “Beni ecën vetë” në vitin 1975 u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit të III-të.

Kiço Blushi ka qenë një ndër personalitet me ndikim cilësor qytetar dhe intelektual, që mori dhe ushtroi me përkushtim e përgjegjësi publike në momente kyçe për fatet e vendit. Më 20 shkurt të vitit 1991 ai u thirr nga Presidenti Ramiz Alia që të marrë pjesë në Këshillin Presidencial. Nga viti 1991 deri në vitin 1996 ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Partinë Socialiste.

Ndërkohë, nga 1997 deri në vitin 2001 ai ka qenë sërish deputet i PS, por për shkak të sistemit zgjedhor ishte në listat e PSD-së, si një nga partitë e vogla të koalicionit.

Më pas Kiço Blushi u bë kryeredaktor i gazetës së njohur “Koha Jonë” dhe kur i dha fund kësaj eksperience, ai u bë anëtar i bordit drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Edhe pas dorëheqjes nga posti i Kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar, ai mbeti në politikën aktive. Shkrimtari i shquar ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga viti 2007 deri në 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …