RKL

RKL: Fushata, gjoja në mbështetje të viktimës nga Drenasi, po merr kahe të rrezikshme politike

Fushata, të cilën gati si çdoherë e fillojnë jugo-mediet dhe portalet që i financon Serbia, kësaj radhe gjoja në emër të mbrojtjes së një të miture nga Drenasi, zbuluan edhe një herë se farkuesit e fushatave të tilla, “kërkojnë shesh për të bërë përshesh”. Nuk justifikohet me asgjë dhuna që ka ndodhur kundër së miturës në Drenas, edhe pse ky rast, nuk është sikur thuhet  i izoluar, por vetëm i nxjerrë në sipërfaqe, sepse raste të tilla mjerisht, në këtë epokën tonë “të artë” të demokracisë kapitaliste ka shumë e më shumë, por ato vetëm në situata të caktuara i nxjerrin  në sipërfaqe, kujdestarët e politikave të klaneve të caktuara.

Rastet si ky i fundit, në Drenas, ka një histori të fshehjes  së krimit si nga  viktima, familja e saj por edhe një rreth më i gjerë i implikuar  në këtë faqe të zezë.

Ky është rast i freskët për t’ u bindur edhe njëherë se sa helm mund të vjellin gazetarët e instruktuar, që luajnë rolin e inspektorëve e hetueseve, që blejnë e shesin informata, në një shoqëri të brishtë, ku gazetari, sipas ligjeve në fuqi mund të fyejë, mund ta etiketojë individin e caktuar, mund ta deformojë informatën, mund ta ndërsejë një pjesë të opinionit që nuk mendon me kokën e vet, dhe nuk i jep askujt llogari, as përgjegjësi.

Kjo garë e rrezikshme e këtyre “jurishnikëve” të demokracisë, ka prapa segmente të caktuara të shërbimeve të huaja, të cilat i paguajnë shumë shtrenjtë informatat për shkatërrimin e imazhit të Kosovës, sikur ato për etiketimin e vendit si tokë e pëlleshme e ISIS-it, apo si tokë e muxhahidëve, otomanëve, e të tjera.

Rasti i fundit, në Drenas, ka për qëllim që Drenicën e viktimizuar nga Serbia, ku ende janë të pashëruara plagët e luftës ta paraqesin si trevë të krimit e të prostitucionit, vetëm pse konsiderohet se është bastion i PDK-së dhe i “krahut të luftës”.

Kjo fushatë ku për shkak të një polici pervers, etiketohet krejt policia e Drenasit, për shkak të një mësuesi të pamoralshëm, etiketohen të gjithë mësimdhënësit, për shkak të një mjeku në detyrë, etiketohen të gjithë mjekët, madje një deputet në Kuvend bën përgjithësime të tilla të papërgjegjshme kur deklaron se “Kosova është një shtet që i dhunon vajzat e gratë”, këto etiketa kanë qëllime të errëta me prapaskena të rrezikshme, të cilat arrijnë efektet e dëshiruara, për ata që ditë e natë i kurdisin Kosovës kurthe të tilla.

Lajmi për dhunimin shumëfish të viktimës u gjend edhe në mediet e huaja, të cilat e dënojnë rastin dhe paragjykojnë Kosovën si vend të krimit e prostitucionit legal. Madje ato për një çast mbulojnë dhunën morbide e barbare qindfish më të shprehur në vendet e tyre.

Dhe kush janë këta shqipfolës që ndërmarrin fushata të tilla, këta kujdestarë të afishimit të krimeve, të cilët shajnë atdheun, etiketojnë luftën e UÇK-së, përdhosin moralin e kombit kërkojmë heqjen e shtatores së Skënderbeut nga Sheshi në Prishtinë dhe veprojnë krejt lirshëm ashtu si vepronin në të kaluarën inspektorët e UDB-së në vendin tonë dhe sikur veprojnë edhe sot në shumë medie e portale, të cilat edhe i financojnë.

Përpjekja jo e pasuksesshme mediale për ta paragjykuar Drenicën si vend të krimit e të prostitucionit, ka një qëllim të caktuar dhe akordon me fillimin e veprimeve të Gjykatës Speciale inkuizicionale kundër UÇK-së.

Kjo përpjekje po jep rezultate dhe këto rezultate jo vetëm që dëmtojnë imazhin e lirisë dhe të pavarësisë, por shkojnë edhe më larg, me qëllim për ta devalvuar çdo vlerë të shenjtë kombëtare, sepse vetëm truri i tillë i shpërlarë e këtyre gazetarëve është i denjë për Evropën e “civilizuar”, të cilës i shërbejnë vullnetarisht, natyrisht duke thithur edhe burimet shumë të majme “të  mijëvjeçarëve”.

Gazetari, Baton Haxhiu, përkulet para këmbëve të një Liljanës, në Beograd, duke i thënë se dashuria e tij dhe e saj, për një të ardhme të bashkuar e të vëllazëruar serbe-kosovare kalon mbi çdo luftë çlirimtare dhe mbi çdo krim që ka kryer Serbia në Kosovë, kështu shkruan këshilltari numër një i  Hashim Thaçit, Edi Ramës, dikur dhe tani edhe “savetnik” i Stanishiqit, ndërsa  kapitalisti medial, Veton Surroi  ka thënë dhe e thotë hapur se 200,000 votuesit e PDK-së e të Thaçit janë kriminelë, sepse e mbështesin atë si “të inkriminuar”, apo UÇK-ja ka qenë organizatë fashiste e terroriste.

Truthari i gazetarisë perverse, Parim Olluri  shkruan se po të ishte gjallë Adem Jashari do të bëhej njeriu më i korruptuar në Kosovë. Pastaj një Arben Idrizi i portalit ekspress,  akuzon legjendarin, Adem Jashari se me veprimet e tij paska vrarë krejt familjen, sepse, sipas tij ai pa hezitim do të duhej të ishte dorëzuar te serbët.  Gazetari kontravers qe herë pështyn herë lëpin, Berat Buzhala thotë  se UÇK-ja nuk ka bërë lufte kundër Serbisë por ka rrahur e ka vrarë civilë shqiptarë, ndërsa gazetari, tani këshilltari më i përdredhur i kryeministrit, Haradinaj, kosovari i thekur,  Halil Matoshi kërkon të hiqet  shtatorja e  Skënderbeut nga Sheshi i kryeqytetit të Kosovës, sepse ai ka qenë shqiptar e jo kosovar. Kjo fundërrinë e gazetarisë vazhdon ta rrënojnë  imazhin e Kosovës së pavarur e sidomos atë të luftës së UÇK-së, sepse me këto veprime vkelin favore të shumëfishta për veten e tyre dhe mediet që i drejtojnë ata.

Fushata, gjoja në mbështetje të viktimës nga Drenasi po merr kahe të rrezikshme politike ku mbi kurrizin e një të miture, familjes dhe rrethit të saj,  po derdhet mllefi partiak dhe përpjekja për të fituar vota e favore të caktuara.

Për degjenerimin e rinisë  në Kosovë përgjegjëse është politika dhe segmente të caktuara të saj, e cila nxjerrë favore nga ky fenomen, sepse duke e degjeneruar rininë përfitojnë bosët e shpërndarjes së drogës, bosët e prostitucionit, të trafiqeve, përfiton tërë aparati shtetëror, sepse sa më shumë krime të ndodhin shteti merr masa, jo me qëllim të parandalimit, (këtë nuk e ka për detyrë, madje as me Kushtetutën e Ahtisarit), por me qëllim të zgjerimit dhe forcimit të radhëve, krijon task forca, mbush gjyqet me lëndë penale, pastaj punojnë policët, gjurmojnë nëpër qymeze AKI-stët, hapin punë shumë e më shumë prokurorët, gjykatësit, avokatët, punon dhe forcohet tërë administrata shtetëror, u dyfishohen pagat prokurorëve e gjykatësve dhe forcohet e lulëzon shteti kapitalist, duke shfrytëzuar sa më shumë viktimat, dhe duke forcuar burokracinë shtetërore.

Ky është shteti i fuqishëm të cilin po e krijon Kosova duke i lejuar e duke i stimuluar paraprakisht  të gjitha llojet e krimeve dhe më pas duke i luftuar ato me sukses, me fushata, me krekosje dhe rrahje gjoksi se Kosova qenka një “storie” suksesi, për faktin se po e qeveriskan politikanët të mençur dhe meritorë të saj.

Jo vetëm në Kosovë, por mjerisht  në tërë hapësirën etnike shqiptare, degjenerimi është në kulmin e lulëzimit, sepse familja tradicionale shqiptare dhe ajo e kohës së socializmit nuk është më. Tani është familja moderne e kafeneve e lakuriqësisë dhe perversiteteve, e cila edukohet me televizione perverse, me skena lakuriqe, me tema çoroditëse sikur bëjnë të çoroditurit e disa medieve, që kanë për qëllim degjenerimin dhe shkatërrimin e moralit njerëzor e kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …