Policisa

Në një rast përdorimi të armës apo mjetit të rrezikshëm është konfiskuar një armë

Me datën 15.01.2024 rreth orës 22:30 është pranuar informatë se i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur ishte duke marr trajtim mjekësor në QKUK, pasi ishte plagosur me armë zjarri. Fillimisht rasti ishte raportuar të ketë ndodhur në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Pejë, mirëpo pas veprimeve fillestare hetimore, të ndërmarra në koordinim me prokurorin e shtetit, është arritur që të sigurohen dëshmi të cilat kanë rezultuar me gjetjen e saktë të vendit të ngjarjes, i cili ishte në komunën e  Malishevë, e jo ashtu siç ishte raportuar. 

Menjëherë, Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Malishevë, ka filluar me veprime hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të rastit të raportuar, dhe me ditën 16.01.2023 pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë), e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, dhe një gëzhojë. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe hetimeve të zhvilluara, dyshohet se i dyshuari përderisa kishte qenë duke mbajtur armën në dorë, për një moment arma i kishte shkrepur me ç‘rast edhe ishte vetë plagosur në këmbë.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për hetim “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe “përdorimi i armës apo mjetit te rrezikshëm”.

 

Malishevë, 16 janar 2024 

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …