Stacioni Policor në Gjakovë, pasi kishte siguruar një video incizim ku i dyshuari G. T., mashkull kosovar i moshës madhore, me datën 03.08.2024 në fshatin Dol në Gjakovë, shihej duke shtëne me armë zjarri, ka ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore si rezultat i të cilave i dyshuari është arrestuar. Në posedim të tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, mbi dyshimin se e njëjta ishte përdorur në rastin e raportuar. Veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit, personi i arrestuar është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast penal “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Kontrolloni gjithashtu
Festivali “HARDH FEST-2024” përfundon me sukses dhe pa incidente
Drejtoria Rajonale të Policisë në Gjakovë, me sukses ka përmbushur detyrat e saj gjatë organizimit …