Në Pejë mbahet Panairi për Sipërmarrje me titull "Kosova Perëndimore: Vendi për të jetuar"

Në Pejë mbahet Panairi Veror për Sipërmarrje me titull “Kosova Perëndimore: Vendi për të jetuar”

Sot në Pejë mbahet Panairi Veror për Sipërmarrje me titull “Kosova Perëndimore: Vendi për të jetuar, punuar, relaksuar dhe investuar”. Ky aktivitet organizohet nga Asociacioni i Agjencive për zhvillim Rajonal dhe RDA-Perëndim në bashkëpunim me komunat e rajonit perëndimor ekonomik në ditën ndërkombëtare të të rinjve dhe në koordinim me “MC Steelwings”. Panairi i Verës është dizajnuar që t’i ofrojë bizneseve pjesëmarrëse një mundësi për të promovuar produktet e tyre, ndërsa për komunat një rast për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe natyrore të rajonit me fokus në promovimin e potencialeve turistike dhe shërbimeve që ofron rajoni.

Kontrolloni gjithashtu

Arian Tahiri kërkon zbatimin e plotë të ndryshimeve në Ligjin për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, e ka vlerësuar si arritje të rëndësishme …