Në përfundim të debatit për demarkacionin, folën përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvend

Në përfundim të debatit për demarkacionin, folën përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvend

Në fund të debatit shkencor për demarkacionin, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci tha se janë se janë të qarta qëndrimet e dy komisioneve dhe kërkoj që në parlament të votohet sipas bindjes së krijuar pas debatit. Në emër të LDK-së foli Sali Morina i cili përmendi punën e Komisionit dhe të ekspertëve. Donika Kadaj- Bujupi nuk foli për debatin pro tha se nesër Vetëvendosje me aktivistë të vet do të jetë para Qeverisë e para Kuvendit. Në emër të AAK –së foli Daut Haradinaj i cili tha se “për shkak të gabimeve që janë bërë gjatë shënimit të demarkacionit, Qeveria duhet të shkojë dhe duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme”. Përfaqësuesi i Nismas, Haxhi Shala kërkoi që të mos bëhet presion ndaj deputetëve. Në emër të ekspertëve foli Shpejtim Bulliqi.

Kontrolloni gjithashtu

Përfundon takimi Kurti–Limaj, ende pa marrëveshje të qartë

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir …