Në Prizren, u përkujtua Heroi i kombit Pal Palucaj

Në Prizren, u përkujtua Heroi i kombit Pal Palucaj

Fotot dhe teksti: Lekë Mrijaj

Të pranishëm në Akademi përkujtimore për dëshmorin Pal Palucaj, në Qëndren e Kulturës “Xhemaili Berisha” në Prizren, kanë qenë familjarë, qytetarë të shumtë, deputet të Kuvendit të Kosovës, zyrtarë nga Qeveria e Kosovës, Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, nënkryetari i Prizrenit, z.Eqrem Mema, së bashku me zyrtarë komunalë e ish – komandant e ish- ushtarë të UÇK-së.

Akademia përkujtimore është organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Organizatat e Dala  nga Lufta e UÇK-së.

Në këtë Akademi përkujtimore nga Klina morën pjesë edhe familjarë të dëshmorit të kombit, (Leonard Paluca, dëshmor i rënë në Koshare, e familjarë të martirit të kombit, Agron Paluca, që janë kushërinjë të dqshmorit Pal Paluca), si dhe intelektual të tjerë nga Forumi i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” Klinë, etj.

Programi i Akademisë përkujtimore dedikuar dëshmorit Pal Paluca, ka vazhduar me fjalime tjera (z. Pjetër Perlazri me një kumtesë, z. Kujtim Gashi, ministër kulture i Republikës së Kosovës, z. Eqrem Mema, nënkryetar i Prizrenit, z. Nehat Basha, ish-komandandant brigade i dëshmorit Pal Palucaj, z. Shemsi Rexhepi, vëllau i dëshmorit Bejtë Rexhepi e bashkëluftëtar i ngushtë i dëshmorit Pal Paluca, z. Isa Berisha, nga organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së etj).

Me dekret të Presidentit të Kosovës dëshmori, Pal Paluca nga sot është shpallur edhe Hero i Kosovës, dekret i cili ju dorëzua familjes Paluca nga ana e ministrit z.Kujtim Gashi.

Pati edhe deklamime poetike e këngë rapsodike ( …edhe nga ana e Lekë e Gjokë Duhanit), dedikuar dëshmorit të kombit, Pal Paluca.

Kontrolloni gjithashtu

Identifikohen tri viktima nga mbetjet mortore të gjetura në tri zona

Kushtrim Gara ka bërë të ditur se janë identifikuar tri viktima nga mbetjet mortore të …