Në QNR sot fillon procesi i numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot fillon procesi i numërimit të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor 2021, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ai ka saktësuar me këtë rast se numërimi i votave do të fillojë sot  në orën 11:00. Në QNR  ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …