Në Rahovec mbahet Gara e Diturisë ndërmjet nxënësve më të mirë nga klasa e III-të e shkollave fillore deri në klasën e 12-ta

Në objektin e IAAP “Selajdin Mullaabazi-Mici” në Rahovec, nën organizimin e Drejtorisë Komunale për Arsim, po mbahet Gara e Diturisë ndërmjet nxënësve më të mirë nga klasa e III-të e shkollave fillore deri në klasën e 12-ta të Shkollave të Mesme të Larta. Gara e diturisë po zhvillohet sipas këtyre klasave dhe lëndëve:

✅ Kl. III – Gjuhë amtare, Matematikë, Shoqëria dhe mjedisi;

✅ Kl. IV – Gjuhë angleze, Matematikë, Njeriu dhe natyra;

✅ Kl. V – Gjuhë amtare, Matematikë, Shkathtësi për jetë;

✅ Kl. VI – Matematikë, Biologji;

✅ Kl. VII – Gjuhë gjermane, Fizikë;

✅ Kl. VIII – Gjuhë shqipe, Kimi;

✅ Kl. IX  – Gjuhë angleze, TIK;

✅ Kl. X – Gjuhë shqipe, Histori;

✅ Kl. XI – Gjuhë angleze, Biologji;

✅ Kl. XII – Kimi, Gjeografi.

Kjo është gara më e madhe e diturisë e organizuar ndonjëherë nga Drejtoria Komunale për Arsim. Ju urojmë suksese të gjithë nxënësve!

May be an image of 3 people, people studying, table and office

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …