Në Teatrin "Faruk Begolli" të Kolegjit AAB, ku do të shënohet 70 vjetori i Arkivit të Kosovës

Në Teatrin “Faruk Begolli” të Kolegjit AAB, sot shënohet 70 vjetori i Arkivit të Kosovës

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës sot mban Akademinë solemne “70 Vjet Arkiv” në Teatrin “Faruk Begolli” të Kolegjit AAB, ku do të shënohet 70 vjetori i Arkivit të Kosovës. E festojmë këtë përvjetor sepse na obligon puna e të gjithë atyre që kanë bërë në këtë institucion gjatë gjithë kësaj kohe. Dhe nuk është pak! Për një kohë kaq të shkurtër ia kanë dal të grumbullojnë dokumente e dorëshkrime origjinale që shkojnë në thellësi të kohërave, deri në vitin e largët 1437. I këtij viti është Fjalori arabisht-persisht (dorëshkrim) që ruhet sot në Arkivin tonë. Pra, për pak kohë do të mbush 600 vjet moshë, dhe kjo është mosha e thesarit arkivor që ruan Arkivi ynë. Ndërsa dokumenti më i vjetër është ,,Vakufnameja e Mehmet Pashë Kaçanikut” i vitit 1608. Po të kihen parasysh rrethanat në të cilat ka qenë i detyruar të punojë ky Arkiv, kjo nuk është pak. U falemi të gjithë atyre që kanë merita për këtë gjë! – ka bërë bërë të ditur në njoftim Bedri Zyberaj.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të  Kosovës në këtë organizatë. …