Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Serbia po mbetet armike e përhershme ndaj Kosovës

Me rastin e veprimit ekspansionist të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili në Istagram e fb. publikisht dhe qëllimshëm mbuloj hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë! Me këtë deshi të ju thotë serbëve të vet dhe gjithë botës se Kosova është Serbi dhe nën sovranitetin e Serbisë! Ndërsa Shqiptarëve me nji të mbuluar të hartës me flamur që do të thotë ju gllabërojmë kur duam Kosovën! Ndaj krejt kësaj u bë një reagim i vakët nga lidershipi i Kosovës dhe u kaluar pa dukshëm?! Si që përsëritin në retoriken e zakonshme sikur se “Serbia i bënë këto lojëra për konsum të brendshëmÇ?! Asgjë ma shumë?!

Ne që njohim mirë të kaluarën dhe të tanishmen, e dimë mirë kush ishte, kush është e do të jetë për ne Serbia ndër shekuj! Serbia kurrë nuk do t’i pushon përpjekjet për ta pushtuar Kosovën dhe Shqipërinë qofshim ne të ndarë apo të bashkuar! Ajo do të heqë dorë vetëm kur ne jemi të fuqishëm, atëherë kur e shef të pa mundur! Qëndron përherë maksima e famshme –Përgatitu fortë për luftë nëse donë ta evitosh atë! A duhet ndërprerë bisedimet dhe dialogun me Serbinë mendoj se jo! Sepse sado luftë të behet duhet prapë të dialogohet por duhet te mos ndihemi borxhli as fajtor pa qenë! Dialogu duhet kushtëzuar, Me çdo kusht duhet kërkuar garantuese Amerikën.

Dialogu bëhet për marrëveshje, marrëveshja bëhet për të funksionuar e zbatuar. Jo sikur marrëveshja e deritanishme liderët tanë drejtuan që dhjetë vjet me Serbinë deri sa me inferioritetin, Kosovën e shndërruan në fajtore! Me lëshimet që bënim hap pas hapi nga bisedimet teknike, pranimi i fusnotës, pranimi i dialogut politik, hyrja në marrëveshje për punët e brendshme dhe për ekstra territorialitete të Kishave Ortodokse, duke i shndërruar ato në kisha sllavo-serbe?! Pastaj për zajednicen serbe në veriun e Kosoves, që do të thotë baras me ndarjen pas tre katër vitesh! Po ashtu ndan rishtazi kufirin me Maqedoninë sipas marrëveshjes të viteve nëntëdhjeta në mes Millosheviqit e Gligorovit në kurriz te Kosoves me 2 mijë e 500 hektar te humbura.

Ani <<patriotët vizionar>> thonin andej e këtej tokë shqiptare s’ka problem?! Pastaj me malin e Zi në vend se të bëhet (demarkimi) shënjestrimi i kufirit! Ju ndarë një pjesë e Kosoves ju dha Malit të Zi?! Shumë pak ndryshojnë këto marrëveshje të tanishme me ato të Pashiqit e Ahmet Zogut apo Esat Pashes!!! Nëse këto marrëveshje bahen si ato pse duhet të bëhen?! Pra edhe nese bëhen si Marrvëshja e Konqulit dhe ajo e Ohrit që askush se mori përgjegjësinë e zbatimit, të mos bahen fare! Sa herë shkohet ne dialog me Serbinë çuditërisht humbim ma shumë! Ujmanin e shtimë në marrëveshje! Humbën edhe çantën me shumë para e dukumente me vlerë delegacioni i falshëm me Skender Hysenin <<kreshnikun e Kosovës>.

 Turp për Kosovën kush na përfaqëson e na copëton çdo dit pak nga pak! I dashur populli im, fajet në radhë të parë i kemi vet ne shqiptaret që dimë të luftojmë e kur vije liria ja falim dreqit, na udhëheqin të pa merituarit dhe lakmitarët e karrieristët! Të cilët për para e një post i jep të gjitha! Miopët politik e shitësit e vlerave kombëtare, nuk po gjej shprehje mos me ju thënë tradhtar! Por vërtetë tradhtojnë në të gjitha rrethanat interesat e popullit e të atdheut! Faji i dytë, Serbia shoviniste ekspansioniste që historikisht i ka rrit territoret në kurriz te trojeve shqiptare, përherë me ndihmën e fqinjëve të cilët morën pjesë të atdheut tonë. Me ndihmën e Turqisë e të Rusisë cariste! Tani kur krijesa artificiale RSFJ u shkatërruar me luftërat e fundit.

Serbia prapë u rrit në kurriz të Bosnjës e të shqiptarëve! Tani kur janë të ndara Republikat e ish-Jugosllavisë te cilat ishin gur i rënd pos Serbisë edhe ato në kurrizin tonë dhe i mundësonin sundim të le të Serbisë mbi ne! Tash është Evropa ajo që na mban me duar lidhur pran kasapit Serbi duke na bllokuar në një geto të pashembullt! Evropa e detyruar me hyrë në veprimet e NATO-s pas kolonës së tërhequr fuqishëm nga Amerika, e detyruar nga ndikimi i fuqishëm Amerikan të granatojë  e godit agresorin, shfarosësin, dëbuesin e popullit nga tokat dhe shtëpitë e veta duke i vrarë, djeg e terrorizuar! Evropa hyri me qëllimet e veta, në njërën anë për të qen domosdo në krah me Amerikën. Në tjetrën anë u interesuar dhe përpoq që të kanalizoj ujin në mullirin e Serbisë, për hatër të Rusisë! Spiunuan granatimet si që ishte rasti i majorit francez! I dhënë hapësirë Rusisë të futet deri në aeroport të Prishtinës për t’i balancu e favorizuar në operacionin e ndërhyrjes së NATO-s! Rusët u mbuluan nga terri informativ i evropianëve dhe u futen në aeroportin e Kosovës! Francezët ndan Mitrovicën dhe veriun duke bllokuar urën dhe duke i urdhëruar helikopterët e vet të sulmojnë UÇK-n të mos kaloj Ibrin!

Lidershipi i Kosovës mendon  urtë e but mos po thyejnë vezë me prapanicç dhe po humbin poste e karriget! Veriun e përdoren për tu pasuruar për mes kontrabandës të siguruar nga Serbia dhe duke ju lejuar pushtet kapove serbë të veriut të cilëve ju konvenonte ky biznes i udhëheqjes së Kosovës u pasurohen dy palët dhe kapot ruanin privilegjet e veriut, të bënin kapital në kurriz të Kosovës! Kapot bënin ligjin në veri! Kjo gjendje i konvenoj edhe Serbisë për të mbet nën kontroll veriun dhe të ndarë nga Kosova duke i shantazhuar udhëheqjen e korruptuar të Prishtinës! Kjo gjendje kërkon kujdes dhe angazhim të fuqishëm me Ameriken, Anglinë, Zvicrren, Gjermaninë Austrinë, Izraelin e shtete të tjera që të ju kërkojmë përkrahje ditë e natë! Nëse duam që dialogu të ketë epilog dhe të jetë i zbatueshëm ! Nëse duam ta kem të pa prekshme Kosovën duhet ta forcojmë Kosovën ta trefishojmë buxhetin dhe rritjen e ushtrisë.

Të kërkojmë ndihmën e Shqipërisë të jetë prezente edhe në dialog edhe në terren! Të bashkëpunojmë me Amerikën, Anglinë, Izraelin, Turqinë në fushën ushtarake, një ekip i mençur të loboj çdo ditë dhe të rrinë në Amerikë përherë në kontakt me senatin kongresistët dhe udhëheqjen Amerikane! Këshilli i Sigurisë Kombëtare të i ketë planet dhe strategjinë e saktë si duhet të sigurohet Kosova dhe mos të jemi inferior ndaj Serbisë! Serbia është humbëse nuk duhet të i frikësohemi, humbi luftën në Kosovë! Shqipëria, Maqedonia e Mali i zi. në NATO. Kosova të hy sa më parë në partneritet, brenda dy tre viteve në NATO. Serbia duhet të ndihet e rrethuar nga NATO dhe e gjendur në një kazan që s’mundet ta ndihmoj as Rusia as djalli vet! Kështu e kemi gjendjen kur të pa merituarit janë në vendin jo të duhur(në udhëheqje)! E ka pas thënë i madhi Enver Hoxha; Liria kurrë nuk fitohet me forcat vetanake, nuk është liri e plotë! Neve tani na është varur në qafë Evropa si dikur Republikat e RSFJ-s duke ju bërë Serbisë favore, ne na mbajnë në geton e pa shembull evropiane! Rroftë uniteti i gjithë shqiptarëve Rroftë mikja e madhe për gjithmonë Amerika!!!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …