Në Universitetin e Prishtinës, u mbajt mbledhja komemorative në nderim të Simbolit të Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi

Në Universitetin e Prishtinës, u mbajt mbledhja komemorative në nderim të Simbolit të Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi

Me një minutë heshtje ka filluar mbledhja komemorative e mbajtur sot në nderim të figurës së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Profesoresha Myrvete Dreshaj Baliu në shenjë të homazhit ka shpalosur para të pranishme pjesë nga biografia e Demaçit. “Është vështirë të gjesh një moment të rëndësishëm dhe vendimtar të popullit tonë, është vështirë të identifikosh një mal sfidash, sakrificash, luftash e vlerash intelektuale e historike të popullit shqiptar në të cilat të mos ketë reflektuar Bac Adem Demaçi, në një mënyrë apo në një tjetër, e të mos ketë reflektuar emri, mendimi vepra dhe biografia jetësore e tij. Me jetën dhe veprën e tij prej eruditi lidhi konceptet politike dhe vetëdijen historike të popullit tonë, e me jetën dhe veprën e tij janë të bashkuara përpjekjet e kombit tonë dhe perspektiva e domosdoshme e bashkimit si akt i natyrshëm i popujve historikë të Evropës dhe popujve me vetëdije historike, siç janë shqiptarët”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …