leoni

Në vitin 2015 ishin raportuar 567 incidente që kanë ndodhur në shkolla ose në afërsi të tyre

Krahas shtimit të dhunës në përgjithësi dhe kudo në Kosovë e rajon, dhuna ndërmjet nxënësve në forma të ndryshme vazhdon të jetë e pranishme në të gjitha shkollat e Kosovës, por në masë më të madhe, në Prishtinë. Sipas autoriteteve kompetente, sfida më e madhe në këtë drejtim është mungesa e vetëdijesimit të nxënësve, prindërve apo edhe shkollave përkatëse, për të raportuar dhunën në organet e sigurisë. Vetëm gjatë vitit të kaluar, në Policinë e Kosovës janë raportuar 567 incidente që kanë ndodhur në shkolla ose në afërsi të objekteve të shkollave në Kosovë. Nuk është shënuar ndonjë vrasje, sikur në vitin paraprak por ka pasur tri raste të përpjekjeve për  vetëvrasjeje. Në 120 raste të tjera janë shkaktuar lëndime të lehta trupore, 14 lëndime të rënda trupore, 20 raste janë raportuar për posedim të armëve të zjarrit dhe 36 posedim të armëve të ftohta. Kurse, rastet tjera janë të lidhura me vjedhje, zjarrvënie, posedim të substancave narkotike, grabitje, ngacmime seksuale dhe kanosje. Në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, nga Policia e Kosovës, dërguar “Radios Evropa e Lirë”, thuhet se incidentet kryesisht ndodhin në shkollat e mesme. Situata kaotike në vend, mungesa e ligjit, pushteti i dobët dhe i korruptuar, varfëria, trafiqet, mungesa e perspektive po krijon një situatë gjithnjë e më kaotike në vend dhe kjo doemos se shprehet edhe në familje, shkollë e përgjithësisht në shoqëri.

 

Kontrolloni gjithashtu

H. Bajrami: Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka publikuar 4 kontrata njëburimore, në shumë prej 683 mijë euro

Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se është duke vazhduar …