Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Lulzim Basha dëshiroi një grusht-shtet të heshtur, por populli e grushtoi

Në botë kishte dhe ka vende ku qeveritë ndërroheshin dhe ndërrohen qoftë me revolucion qoftë me grusht-shtete, me mocione dhe në mënyra të ndryshme, sidomos në shtetet jo demokratike. Mirëpo pak kohë më parë një gjë e tillë ndodhi edhe në Turqi kur me anë të grusht-shteti, forcat kundërshtare të regjimit deshën t’i përmbysin organet legjitime shtetërore. Mirëpo populli i Turqisë tregoi heroizëm të pa parë dhe tregoi  se si duhet të mbrohet shteti, qoftë edhe me gjoks, ashtu sikur bëri, Mic Sokoli.

Kurse në Shqipëri gjërat mundë të jenë nga gjithë fare dhe vështir se njeriu mundë të imagjinojë  sepse për këtë kujdesën Sali Berisha dhe pinjolli i tij Lulzim Basha. Për këto dy figura “famoze”  nuk di edhe çka mbetur pa u shkruar e pa u thënë, por as që ua kanë lënë shenjë në kokat  tyre të cilave vërtet as neuro-psikiatrët më të njohur botërorë nuk do mundë tua diagnostifikojnë sëmundjet e tyre nervore. Në të kaluarën e largët kur ndihej mungesa mjekësore, në pamundësi për ti mjekuar, populli për ata njerëz thonin: “janë bërë për hajmali”.

Deri para vitit 2013 i vetmi Edi Rama u doli për ballë këtyre dy figurave amorfe politike. Mirëpo përballja e tyre ishte më se tragjike kur në Janar të vitit 2011 forcat qeveritare të Berishë vranë  4 demonstrues pa pikë faji. Nga ky moment Edi Rama thuaja se ngeli i vetmuar dhe sipas mendimit të Salos dhe Lulushit i gjunjëzuar. Mirëpo thuhet një fjalë e urtë popullore: “miku i mirë në ditë të vështira”. Në Qershor të vitit 2013 populli e shpërblen Edi Ramën duke i dhënë një fitore të lartë, dhe duke i dhënë grushtin e parë Sali Berishës. Populli i Shqipërisë këtu doli me një kulturë të pa parë dhe duke i marrë të gjithë frenjtë në dorë. Por popullit kur ka kush ti prijë për së mbari nuk ndalët, kjo u pa kur i dha grushtin e radhës, Lulzim Bashës të cilin e lënë pa asnjë funksion shtetëror, por Sala angazhon për lider të PD-së. Nga këto humbje PD-ja e udhëhequr nga Luli pësoi edhe disa humbje si në qytetet : Korçë,Dibër dhe Kolonjë. Me ç’rast u pa qartë se PD-ja me këta lider nuk ka më çfarë  të kërkoi nga populli i Shqipërisë.

Lulzim Basha dhe Sali Berisha tanimë u bë e qartë se më për mes popullit nuk mundë të qeverisin. Të tërbuar për të ardhur në pushtet zgjedhin metoda nga më të ndryshmet,  pa dalë në votime. Nëse bëhet një analizë  me rrezet e Rentgenit diagnoza del : grusht-shtet i heshtur. Si erdhi deri te kjo strategji?. Që në fillim kërkuan zgjedhje elektronike, sepse me ndihmën e tyre manipulimi do ishte më i lehtë. Ashtu siç ndodhi në SHBA kur kibernetika Ruse e zgjodhi presidentin. Kurse unë po e përshkruaj rastin tim elektronikë: vitin e kaluar kur doja të votoja për Shqipërinë në këngën e Eurovizionit vota ime nuk shkoi. Aty jam bindur se më nuk ka të sigurt në votim elktronik. Mirëpo në Shqipëri për një votim i tillë elektronikë ishte më se e pa mundur për shkak të kohës së shkurtër. Por këta dy lider gjithnjë duke iu shmangur votimit të drejtpërdrejt nga populli filluan të paraqesin kushte të tjera të pa imagjinuara. E fundit dhe ultimative ishte krijimi i një qeverie teknike dhe me largimin e Edi Ramës nga qeveria. Nga ky ultimatum tejet i pa kuptimtë fillon në një situatë tejet të pa këndshme dhe me tendenca të eskalimit të situatës. Nga kjo frikë u anagazhua edhe BE-ja e cila i ofronte koncesione nga më të ndryshmet, madje edhe Edi Ramë i pranoi këto lëshime. Nuk thonë kot se “kafshata e madhe ta zë fytin”. Por as me këto lëshime këta dy lider të PD-s nuk u kënaqën sepse vetëm nëse ata e kanë qeverinë në dorë mundë të bëjnë atë çka kanë bërë në të kaluarën. Situata sa vinte elektrizohej me tension të lartë. Me ç’rast paralajmëruan një protest masive më 13 Maj 2013…. Atë mesditë pritej një protestë masive. Mirëpo ndodhi ajo që vetëm populli i kulturuar i Shqipërisë di të bëjë, dhe  kur  as kush nuk e priste më së paku, dy liderët “famozë” me tërë kuptimin e fjalës dështuan, edhe pse paraqiten para opinionit  dhjetëfishin e numrave . Nga kjo kulturë e lartë e popullit të Shqipërisë duhet të marrin mësim të gjithë Shqiptarët se si duhet të votohet.

Dhe së fundmi mund të konkludojmë se Lulzim Basha dëshiroi një qeveri teknike pa vullnetin e populli, e gjasonte në një grusht-shtet të heshtur përfundimisht, dhe kjo dështoi. Kësaj duhet shtuar edhe zërat tepër inkurajues nga dy deputetet ambicioze të PD-së Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregut të cilat hapur po e shprehin mendimin ndryshe nga këta dy liderë. Kësi mendimi ndryshe kishte edhe Eduard Selami, por është e habitshme heshtja e Astrit Patozit. Në këtë dështim të protestës deshën të marrin pjesë edhe disa qytetarë nga Kosova sidomos nga Mitrovica. Këtyre qytetarëve nga Mitrovica  duhet t iu themi rehatojeni njëherë  qytetin e juaj,  e pastaj shkoni në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …