Brickos

Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: U mbajt një protestë dinjitoze e nivelit më të lartë të protestave evropiane

Për protestën e  paralajmëruar më 1 Shtator 2016, kishte mendime jashtëzakonisht të ndryshme. Madje kishte edhe të atillë që thonin se këto protesta do të jenë të dhunshme e gjithëfarë fjalësh, nga më të ndryshmet. Shkoi deri atje sa që edhe KFORIN e angazhuan që të jetë në gjendje gadishmërie,vallë kundër kujt… Vendosa që edhe vetë të marr pjesë fizikisht në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Dhe ta analizoj se si do vete e tërë kjo procedurë e protestës. Por sa iu ofrova qendrës së Prishtinës, afër Kuvendit të Republikës së Kosovës, pash një numër të jashtëzakonëshëm të forcave policore që kishin rrethuar ndërtesën e Kuvendit.Ishte një pamje tejet shqetësuese, e cila të lënte një përshtypje jo të këndëshme sepse na e kujtonte të kaluarën e hidhur. Dhe Protesta filloi ashtu siq ishta paralajmëruar nga Vetëvendosje. Fillimisht u pozicionuan para Kuvendit në sheshin Nëne Tereza.P ritej ajo më e keqja se ç’farë ishte shkruar dhe thënë nga shumë politikanë, analistë, pseudo analist, matrapazë e llojë-lloj sharllatanësh.

Ndodhi mrekullia, u bë një protestë aq dinjitoze sa që mahniti edhe skeptikët më të mdhenj, të cilët as që to ta imagjinonin një sjellje të tillë. Pas pak  turma e protestuesve filloi të zhvendosët në anën tjetër të ndërtesës së kuvendit për ballë Kuvendit Komunal të Prishtinës. Kalimi nga sheshi deri në anën tjetër të Kuvendit duke kaluar nëpër rrugën që kalonte nga Gjamia e Qarshisë ishte aq madhështore dhe e nivelit ta kulturës Evropiane. Ishte gjithçka  çfarë vetëm mund të dëshirohet.

Po kush ishin këta këta pjesëmarrës në këtë protestë?

Ata ishin nga gjiri i popullit, të rinj dhe të moshuar, të tillë që i sheh çdo ditë në Prisgtinë. Kuptohet në raste protestash kudo dominonin rinia dhe studentët. Pastaj kishte intelektualë të profileve të ndryshme si: arsimtarë, profesorë, doktorë, akademikë etj.Por kishte edhe të moshuar madje edhe me veshje kombëtare të cilët u mirë pritën  me duar trokitje të përzemërta.

Se kemi mjete të informimit tendencioze është ditur edhe më parë. Por sjellja e tyre gjatë kësaj proteste ishte për çdo kritikë, sidomos mediet  vizuele. Për njohësit e ekspertëve të kësaj lëmie, ata bënin inçizime me kamera televizive. Kameramanët mundoheshin me fokusim nga larg të kapnin grupe të vogla njerëzish, për ta dezinformuar opinionin, gjoja  për pjesëmarrës numerikisht të pakët. Intervistonin figura politike me prapavijë të turmës të pakët. Kurse po këta kameramanë, kur janë në pyetje politkanët e pozitës apo tubimet qeveritare ata afrohën afër turmave sa që lënë përshtypje se është një numër i madh. Pra dje kishim një deziformim vizuel, e për këtë  u binda edhe vetë. Sikur edhe subjektet tjera opzitare t’i bashkoheshin kësaj proteste,  pa as një mëdyshje do ishte edhe më madhështore, kjo do duhej të ishte një sinjal me ngjyrë jeshile. Si do që të jetë, për mendimin tim,  ishte kjo një protestë e nivelit më të lartë të kulturës evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: MBAJTJA E AKADEMISË PËR GAZETËN E LËVIZJES -ZËRI I KOSOVËS

U konstatua në këtë Akademi se dy numrat e parë të kësaj gazete janë dalë …