leoni

Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Disa mjete të informimit dhe opozita në Shqipëri, janë shndërruar në armiq të brendshëm

Si njëra ashtu edhe tjetra janë në pikën më të ulët, në çdo fushë të jetës shqiptare. Që të dyjat paralelisht nuk i kanë sjellë  as edhe një të mirë shtetit. Sa i përket mjeteve të informimit ato që nga tranzicioni janë në këtë nivel. Tani më po shihet qartë në rrezen e Diellit se kush qëndroka prapa këtyre mediumeve, Greqia u deklarua hapur, por e keqja është edhe më e madhe se a është vetëm Greqia, ka shumë dyshime se këtu ka gisht  Serbia dhe Rusia. Ç’është edhe ma katastrofike këto shtete armike  kanë influencë edhe në skenën politike, për mes opozitës aktuale.

Përjashto disa gazeta që janë krejtësisht të pavarura dhe në shërbim të informimit korrekt, e ato janë : “Gazeta Dita”, “Gazeta Tema”, mund të ketë edhe ndonjë të tjetër, kurse të tjerat janë krejtësisht të dyshimta. Në mediumet vizive ato janë secila më skandaloze se tjetra, kulmi i këtij turpi ishte para një viti, kishte tentativë ta ngrehin lartë figurën e kryetradhtarit shqiptar, Esat Pashë Toptanit. Por turpësia e këtyre kanaleve televizive kulmon me “alamet” analistësh si Fatos Luba, Andi Bushatiqi, dhe kuptohet “krye analisti i turpit” Muçi me emisionin “provokacija”. Kurse para disa muajsh ishte një panoramë e shëmtuar politike, kur ish gazetari sportiv Kostadin Grillo tani Konstantin Grillovski, pa fije turpi thotë jam tifoz i “C zvezdes”, unë personalisht u ngriva, nuk i besoja veti se ende ka kësi njerëzish kokë-krisur në Shqipëri, as armiku i brendshëm nuk do ta bënte një gjest të tillë. Por i pari që e vërejti se mjetet e informimit kanë devijuar skajshmërisht, ishte kryeministri më i suksesshëm Shqiptar Edi Rama. Ai këtë nivel të ulët informativ e quajti: “Kazani informativ”.

Sa i përket skenës politike, situata është edhe më e acaruar, sepse kemi një opozitë të harlisur, e cila ka kohë që e ka humbur busullën me popullin. Kjo opozitë me apo pa vetëdije po rrëshqet drejt një humnere politike, që as deti s’ ka për t’ i larë. Liderët e kësaj opozite po sillën si peshqit e mëdhenj, të cilët janë futur në ujëra të cekëta, e që po shihen nga e tërë Bota, në një situatë të tillë nuk kanë shpëtim.

Rasti i vrasjes së kriminelit dhe ekstremistit minoritar grek në Bularat të Gjirokastrës, Kostandin Kaçifa i cili deshi ti vriste policët më të specializuar në Evropë ata të RENEA-s, por ky ekstremist i tërbuar anti-shqiptar kishte harruar se Shqiptarët kur është në pyetje shteti janë me shtatë-zemra. Policia profesioniste e RENEA-s ia dhanë dënimin e merituar ashtu siç e kërkon armiku. Ky veprim i RENEA-s mua më bëri krenarë që jam Shqiptar. Dhe kur pritej një prononcim të paktën pozitiv nga opozita, ndodhi e kundërta erdhi reagimi më i poshtër i Sali Berishës. Më datën 29 Tetor 2018 në gazetën e Shqipërisë “Tema” lexova titullin e shkruar nga Sali Berisha të postuar në fejsbuk me titull: ” Sali Berisha sulmon policinë shqiptare, dënoj reagimet zyrtare të Tiranës” Kush e bënë një gjë të tillë kundër shtetit të vet?. Por ky shkon edhe më keç, duke i shprehur ngushëllime familjes së ekstremistit grek anti-shqiptarit të përbetuar Kostandin Kaqifa, duke dhënë arsyetim banal se policia është dashur ta shmang këtë rast. por ky njeri harron se si është sjellur me demonstruesit shqiptar…

E  gjithë opozita e Shqipërisë është me veprime kriminale, qoftë politike apo ekonomike. Do veçoj vetëm një rast të Lulzim Bashës, kur vitin e kaluar gjatë fushatës para zgjedhore kishte shkuar në SHBA. Atje fillimisht ishte takuar me lobin Rus të cilët i kishin dhënë nj shumë të madhe parash, ato nuk i deklaron, por kur FBI e zbulon jep arsyetim kalamajsh: “nuk më kanë pyetur”. Pastaj ishte takuar me lobin anti-shqiptar minoritar grek himarjot.

Kurse sa i përket LSI-së ajo është ka hyrë në erërat kundërmuese të PD-së. Nëse ka dikush që kërkon rrëmujë për ta zhvendosur shtetin nga puna me drejtësinë dhe reformat, për të pruar një anarki është Monika dhe familja e saj. Kjo e tregon vetën duke u kacafytur me trup kush do që i del para. Edi Rama,  për momentin është i vetmi person që mund t’i dali mbanë me këtë opozitë të harlisur, e cila po sillet më keq se ndonjë armik i jashtëm.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …