Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj në Gjakovë mbahet Akademi në shënim të Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj në Gjakovë mbahet Akademi në shënim të Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune

Gjakova sot shënon Ditën e Dëshmorëve si dhe 20-vjetorin e çlirimit të fshatit Shqiponjë. Me këtë rast, sot do të nderohen të gjithë të rënët e kësaj komune. Fillimisht do të bëhen homazhe tek lapidari “Shokët e lirisë” në qendër të qytetit të Gjakovës, ndërsa më pas tek sheshi “Agron Rama”. Homazhe do të bëhen edhe në varrezat e dëshmorëve në Gjakovë, ndërsa në orën 10:30 do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shqiponjë. Në orën 11:00 nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, mbahet akademia qendrore për shënimin e 17 Maj-it, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Gjakovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Serbia po përgatit trazira, paralajmëron skenarë të rrezikshëm

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se Serbia mund të përgatisë skenarë destabilizues në …