Nënkryetari Aliu, takoi fëmijët e Qendrës së Down Syndrom Kosova në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini dhe shefin e Kabinetit të Kryetarit Agim Aliu, Albion Sherifi, kanë pritur në një takim fëmijët e  qendrës  Down Syndrom Kosova në Ferizaj nga mosha 14 vjeçe e tutje. Me këtë rast Nënkryetari Aliu, ka bashkëbiseduar gjerë e gjatë më këta fëmijë,  me ç’rast është njoftuar nga afër me shërbimet dhe integrimin e tyre në shoqëri. Fëmijët janë shprehur mjaft të kënaqur me shërbimet të cilat i kanë në Qendrën Down Syndrom Kosova në Ferizaj, ndërsa kanë kërkuar mbështetje edhe nga institucionet vendore. Pjesë e këtij takimi ishte edhe menaxherja e kësaj qendre Dea Konjufca punëtore sociale,  si dhe anëtaret e grupit avokues Leart Gashi dhe Eloida Alija.

Takime të këtij lloji do të zhvillohen edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …